E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Anonymous” can sigurinë e NATO-s

LONDER – Një grup "Hacker" ka bërë të ditur të enjten se ka arritur të caj barrierat informatike të NATO-s dhe ka pasur akses në shumë dokumenta të rezervuara.

Grupi "Anonymous" ka thënë se do ishte prej të papërgjegjshmish publikimi i dokumenteve të vjedhur, por konfirmon se ka në dispozicion përeth 1 GB të dhëna.

"Anonymous" ka publikuar një dokument në PDF në faqen e tyre në Twitter ku tregohet se si duket një dokument i mbishkruar “NATO Restricted” me datë 27 gusht 2007.

“Hi NATO” shkruante me ironi grupi, në publikimin e dokumentit në Twitter. “Po, ne kemi akoma më shumë dokumenta tuaj të rëndësishëm” – tha grupi, duke shtuar se akoma më tepër do të publikohet në ditët në vijim.

Nga NATO kanë deklaruar se kanë nisur hetimet dhe nuk do të tolerohet mbi publikimin e informacioneve të klasifikuara, të cilat rrezikojnë sigurinë e NATO nëse publikohen.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›