E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaret vizitojne kullen e dyte me te gjate ne bote

Me qindra gazetarë kanë mundur të shohin nga brenda Tokyo Sky Tree, ndërtesën e dytë më të gjatë në botë, para se ajo të hapet për publikun në 22 maj të këtij viti. Kulla është 634 metra e gjatë duke e renditur kështu të dytën pas asaj të Dubait, e cila është 829 metra e gjatë.
Kulla është përfunduar në shkurt, por kjo është hera e parë që gazetarët janë lejuar të hyjnë. Për një nga menaxherët, kulla e cila ka shumë ambjente por dhe një qendër të madhe tregtare në brendësi, do të ketë mundësi të rimëkëmbë turizmin në Japoni pas tërmetit që e goditi atë në 11 mars. Kanë qenë të shumtë njerëzit që janë larguar menjëherë pas tërmetit, duke shënuar kështu dhe një rënie të turizmit në vend.
Menaxherët mendojnë se do të jenë 5 milion vizitorët që do të vijnë vitin e parë menjëherë pas inagurimit. Por banorët vendas mendojën se është shpejt që vendi të përballet me një fluks kaq të madh vizitorësh. Punimet për kullën zgjatën gati 4 vjet dhe kostoja e përgjithshme arriti në 800 milion dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›