Dita Kombetare e Ushtrise Irani parade ushtarake

Një paradë ushtarake gjigande u mbajt në Teheran për të shënuar Ditën Kombëtare të Ushtrisë. Pamjet televizive të transmetuara nga media shtetërore treguan një shumëllojshmëri tankesh, artilerie, raketash e avionësh pa pilot si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore. Irani me paradën ushtarake i dërgoi një mesazh të fortë botës mbi aftësitë e tij.
"Nëpërmjet kësaj parade, ne shpresojmë që të përcjellim një mesazh paqeje në vendet e tjera. Gjithashtu, parada tregon se Irani është i aftë për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Ne nuk kemi nevojë për forcat e huaja” - tha Ahmadreza Pourdastan, komandant i forcave iraniane.
Më herët këtë javë, bisedimet rifilluan mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore rreth programit bërthamor të Teheranit. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka zemëruar Emiratet e Bashkuara javën e kaluar, me vizitën e tij në njërin nga ishujt- Abu Musa- ku ka deklaruar se "Gjiri Persian është pers". Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thirrur ambasadorin e Iranit në Abu Dabi, kanë tërhequr ambasadorin e tyre në Teheran dhe kanë paraqitur notë proteste në Kombet e Bashkuara.