E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vrasja e gjyshit dhe e mbesës, në kërkim 3 persona

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen për vrasjen e ndodhur dje në fshatin Kir në Shkodër ku u vranë Marije Qukaj, 17-vjeç dhe gjyshi i saj Kolë Qukaj, 70-vjeç.

Policia ka dhënë vetëm inicialet e emrave për mediat për arsye hetimi. Sipas policisë janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet V. P., 32-vjeç banues në lagjen Skënderbeg, të qytetit Shkodër, A. P., 43-vjeç dhe A. P., 27- vjeç banues në lagjen Partizani, Shkodër.

Sipas policisë, vrasja e mbesës dhe gjyshit rezulton se është kryer për motive hasmërie, pasi me datë 07.07.2010 është vrarë me arme zjarri shtetasi N. P., dhe është dënuar për krimin shtetasi Gjok Qukaj.
 

Ndërkohë policia e Shkodrës po vijon kërkimet për kapjen e autorëve të ngjarjes ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale " Vrasje e kryer në rrethana të cilesuara, e kryer në bashkepunim",dhe "Mbajtjre pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›