Ban Ki- Moon: "I tronditur nga atentatet në Oslo"

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u shpreh "i tronditur" nga sulmet e djeshme në Norvegji, ku mbetën të vdekur të paktën 91 persona dhe dënoi "dhunën" duke shprehur ngushëllime për qeverinë Norvegjeze dhe familjet e viktimave.
"Sekretari i Përgjithshëm u trondit shumë kur u njoftua lidhur me sulmet e fuqishme që goditën Oslon. Ai dënoi dhunën dhe shprehu ngushëllimet e tij për qeverinë dhe familjeve të viktimave", deklaroi zëdhënësi i tij, Martin Nesirky.
Ndër të tjera, në mesazhin e ngushëllimit theksohet se Organizata e Kombeve të Bashkuara qëndron përkrah me popullin e Norvegjisë në këto momente të rënda që ai po përjeton.