Norvegjia ne terror. Alarm per valixhe bombe

Norvegjia pushtohet nga psikoza e terrorit. Një alarm fals ka bllokuar për rreth 3 orë stacionin qëndror të autobuzave në kryeqytet. Një valixhe e dyshimtë bëri që menjëherë të shpërthente alarmi, por pas kontrolleve të imtësishme u konstatua se bëhej fjalë për një alarm fals. Një shofer autobuzi deklaroi se një person kishte vendosur aty një valixhe në mjetin që drejtonte dhe më pas ishte larguar. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca policie, zjarrfikës e madje dhe ambulance.
5 ditë pas sulmeve tragjike policia kishte bërë të ditur se ishte vënë në ndjekje të një personi me probleme mendore që mund të ishte admirues i Breivik.
Ndërkohë bëhet e ditur se është detonuar eksplozivi i gjetur në fermën e atentatorit. Anders Behring Breivik, sipas deklaratve të veta e kishte marrë fermën rreth 160 kilometra në veri të Oslos me qira që të mund të blinte disa ton pleh kimik, pa rënë në sy.
Plehu ishte një nga përbërësit që ishte përdorur për shpërthimin e bombës në Oslo. Nga sulmet në kryeqytetin norvegjez dhe në ishullin Utoya humbën jetën të paktën 76 njerëz.
E ndërsa në vend publikohen emrat e viktimave pjesa më e madhe minorenë e të rinj nën 30 vjeç shkakton indinjatë fakti qe vrasësi gjakftohtë mund të përfundojë n ë një burg të rrethuar nga rreth 30 hektarë pyje ku mund të vrapojë çdo mëngjes e ku nuk mungojnë një laborator kulinarie e jo thjesht një kuzhinë, interneti, televizori lcd e të tjera objekte luksi, të cilat sic nënvizojnë jo pa ironi mediat i shijojnë disa prej kriminelëve më të rrezikshëm të Norvegjisë.
Struktura superluksoze, unike në llojin e vet, në fakt reflekton filozofinë e sitemit gjyqësor norvegjez që frymëzohet nga të drejtat e njeriut dhe respekti. Në bazë të këtij sistemi Breivik, që përballet dhe me akuzat për tererorizëm, rrezikon një dënim maksimal prej 30 vitesh burg.