Lamtumire Amy percillet sot ne banesen e fundit

Familjarë dhe miq të Amy Winehouse u mblodhën në Varrezën Edgwarebury në Londrën Veriore, për t’i thënë lamtumirën e fundit këngëtares britanike, zërit më të vecantë të muzikës soul në kohën e sotme. Mes miqve të këngëtares, edhe aktorja Kelly Osbourne, apo producenti muzikor, Mark Ronson i cili punoi me Winehouse për albumin që fitoi shumë çmime Grammy, "Back To Black".
Ceremonia funebre ishte e hapur vetëm për familjen dhe miqtë e ngushtë, pasi më herët familja kërkoi që edhe vendi ku do të kryhet kremimi i trupit të Winehouse të mbetej i fshehtë. Gjithsesi, vendi nuk ka mbetur i panjohur, pasi Golders Green është rrethuar menjëherë nga fansat e këngëtares që kërkojnë t’i thonë lamtumirë.
Amy Winehouse u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Camden të shtunën. Autopsia nuk arriti të përcaktojë shkakun e vdekjes, dhe policia thotë se teste të tjera toksikologjike do të kryhen, rezultatet e të cilave priten pas katër javësh.
Sondazhet tregojnë se muzika e 27-vjeçares Amy Winehouse të ndarë para kohe nga jeta, do të dominojnë tregun muzikor britanik, duke përsëritur situatën pas vdekjes së Majkëll Xhekson.
Ndërsa jetoi duke luftuar me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, Winehouse u shndërrua nga një adoleshente energjike në dikënd që mezi ecte gjatë performancës së saj të fundit në Beograd. Duke iu bashkuar zërave të tjerë të famshëm të muzikës që humbën jetën në moshën 27 vjecare, si Jim Morrison, Janis Joplin apo Curt Cobain, shtatë këngë të saj ndodhen në top listat e shitjeve botërore.
Juli Prifti