E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegjia, një jave pas masakrës

Ne anën tjetër, liderët norvegjeze i janë bashkuar një shërbimi memorial te organizuar nga te rinjtë e partisë laburiste ne Oslo, e cila u be shënjestër e sulmeve ne ishull nga 32-vjeçari Anders Brejvik, me pasoje vdekjen e 76 personave. Kryeministri Stoltenberg ne fjalën e tij i cilësoi viktimat heronj, ndërsa theksoi se kundërpërgjigja e Norvegjisë ndaj ngjarjes do te jete me shume demokraci. Gjithçka ndodh ne kohen kur policia pritet te marre ne pyetje për here te dyte te autorin e masakrës, Anders Brejvik. Gjithashtu, do te kryhet një vlerësim i gjendjes se tij mendore nga psikiatret, pasi avokati është shprehur se beson qe klienti i tij është i sëmurë. Policia ka identifikuar te gjitha viktimat, ndërsa deri tani ka publikuar shumicën e fotove te tyre. Shumica janë adoleshente, ndërsa me i riu mes viktimave është një 14-vjeçar. Sipas policia seanca e radhës e marrjes ne pyetje do te perqendrohet te fakti nëse Brejvik ka vepruar i vetëm, apo nëse ekzistojnë edhe bashkëpunëtore te tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›