Miratohet qeveria e re maqedonase
Rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit, mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe investimet në arsim, shkencë dhe teknologji informatike, janë pesë prioritetet të cilave do t'u përkushtohet Qeveria e re. Kabineti i ri qeveritar ka bere betimin para deputetëve për mandatin e ri. Në koalicionin e ri qeveritar, BDI udhëheq me 5 ministri dhe 2 poste të zëvendëskryeministrave, ndërsa nga një ministri pa portofol do të kenë përfaqësuesit e komunitetit turk dhe rom. Votimi i Qeverisë së re pasoi dy ditë debatesh të ashpra midis pozitës dhe opozitës. Pas takimit me presidentin Ivanov dhe marrjes se detyrës, dy zv/kryeministrat shqiptare, Teuta Arifi dhe Musa Xhaferri, theksuan se sektorët e drejtuar prej tyre do te kenë rëndësi prioritare ne qeverinë e re. Zonja Arifi është përgjegjëse për Integrimin Evropian, ndërsa Xhaferi për respektimin e marrëveshjes se Ohrit.