Minatorët 5 dite ne greve urie
Ndërkohë, ne galeri është rikthyer edhe grevisti Mirdash Neziri qe te enjten u dërgua për ndihme ne spital pasi humbi ndjenjat. Dioksidi i karbonit qe çlirohet në ajër u ka krijuar probleme te 16 minatorëve, te cilët pavarësisht kësaj thonë se nuk do ta ndërpresin grevën pa u plotësuar me pare kërkesat e tyre. Tashme minatorët kërkojnë rritje page ne masën 40%, ndryshe nga fillimi i protestës kur kërkohej gjysma e saj. Gjithashtu ata bëjnë thirrje për përmirësim te kushteve te punës e ulje te moshës se daljes ne pension, e se fundmi edhe largimin e drejtorit te minierës. Ndërkohë, zyrat e administratës janë bosh prej 3 ditësh, qe kur minatorët hynë ne ambientet e ACR-se dhe nxorën jashtë personelin.