E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme

29-07-2011 / Gazeta 55

Spanja do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 20 nëntor. Vendimin e qeverisë spanjolle e ka bërë publike, kryeministri Jose Luis Zapatero. Qeveria spanjolle do të shpërndajë parlamentin në 26 shtator dhe pastaj do të vazhdojë votimin. Zgjedhjet parlamentare në vend zhvillohet katër muaj para afatit, sepse afati i përcaktuar sipas legjislaturës është muaji mars i vitit të ardhshëm. Mbetet që ky vendim të zyrtarizohet. Shkak për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme janë bërë mos marrëveshjet politike, lidhur me krizën ekonomike që ka prekur vendin, zinxhiri i së cilës rrjedh nga kriza greke.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›