Fati i borxhit amerikan
Dhoma e përfaqësuesve, me mazhorance republikane, gjate votimit për planin e John Boener, nuk ka arritur te marre votat e mjaftueshme për ta miratuar atë. Sipas demokrateve, reduktimet e propozuara nuk do te jene te mjaftueshme për te reduktuar borxhin publik. Presidenti Obama ka siguruar edhe një here se nuk ekziston asnjë mundësi qe ekonomia amerikane te falimentoje. Te martën e datës 2 gusht do te duhet te arrihet një marrëveshje e përbashkët midis republikaneve dhe demokrateve, ne te kundërt, Shtëpia e Bardhe ka paralajmëruar se do te përdorë veton. Ne limitet e kohës për te gjetur një zgjidhje, presidenti Obama ka deklaruar se nëse nuk do te ketë opsione te tjera, do te jete i detyruar te përdorë atë klauzole te kushtetutës qe i jep te drejte kreut te shtetit te anashkaloje Kongresin dhe te miratoje planin e republikaneve. Reagimet kane qene te shumta nga ndërkombëtaret. Se fundmi kryetarja e FMN, Christine Lagarde ka kërkuar një zgjidhje te menjëhershme, ne te kundërt, e gjithë bota sipas saj, do te duhet te përballet me pasoja te renda ekonomike. Sipas një sondazhi te kryer nga agjencia “Reuters”, 56% e qytetareve amerikane te anketuar kane mbështetur planin e presidentit Obama. Plani i demokratëve parashikon kursime me 2.7 trilionë dollarë ndërsa ai republikan parashikon kursime më të mëdha por me rritje të tavanit për 3 herë deri në fund të zgjedhjeve. Asnjë nga planet nuk parashikon rritjen e taksave.