Nostalgjia per diktature
NgaSAMI REPISHTI
Keto ditet e fundit faqet e fletoreve dhe internetit shqiptar kane qene plot shkrime opinione ne favor a shfrime kunder vendimit...
qeveritar per prishjen e Piramides se Enver Hoxhes sot e njohur si Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori e vendosur ne sheshin kryesor te Tiranes. Lajmi nuk me tronditi reagimi po
Interesimi im u rrit akoma me shume pas politizimit zyrtar te problemit dhe sidomos pas debateve agresive ne Kuvendin e Shqiperise. Nga leximi i shtypit shqiptar kuptova se opozita kryesisht PS-ja ka vendosur te dale jashte Kuvendit per arsye te kater me vone gjashte kerkesave te parashtruara dhe te refuzuara nga shumica ne pushtet kryesisht PD-ja. Njera nga keto kerkesa ka qene anulimi i vendimit per prishjen e
Piramides dhe zevendesimin e saj me nje ndertese te re moderne dinjitoze per baballaret e kombit.
Kjo kerkese u paraqit nga kryetari i grupit parlamentar te PS-se z.Gramoz Ruci ish-minister i Puneve te Brendshme gjate viteve te diktatures dhe personi qe akuzohet rende si pergjegjes i masakres se 2 prillit 1991 ne Shkoder ku gjeten vdekjen kater te rij demokrate dhe u plagosen shume te tjere nga forcat e Sigurimit te Shtetit. Z.Ruci kercenoi haptazi Anuloni vendimin per kompleksin e ri parlamentar dhe nga ky moment braktis Parlamentin.
Ne seancen plenare te dates 21 tetor 2010 Kuvendi i Shqiperise miratoi prishjen e Piramides dhe ndertimin ne vend te saj te godines se re te legjislativit Kuvendit. Projekt-vendimi i paraqitur me kerkese te disa deputeteve te PD-se shumica u pranua me 71 vota ne favor nga 140 qe ka Kuvendi dhe 64 kunder. Sipas shtypit shqiptar seanca ka qene e zhurmshme kaotike dhe me mungese dekori fillestar.
Ajo qe me shqetesoi me shume jane dy aspekte te problemit
E para percaktimi se cfare perfaqeson kjo piramide dhe
e dyta si eshte e mundur qe ka akoma forca politike ne Shqiperi qe ruajne nje respekt dhe admirim per satrapin aziatik Enver Hoxha e per regjimin e tij diktatorial akoma edhe sot ne vitin 2010 duan te aktualizojne kete respekt dhe admirim me nje aksion politik qe kercenon funksionimin e rregullt te legjislativit dhe paralajmeron nje ngerc te ri ne politiken e brendshme te vendit qe sot vuan rende nga mungesa e frymes se bashkepunimit dhe harmonizimit te zhvillimit politik ekonomik e shoqeror
E para ceshte dhe cfare perfaqeson Piramida Ajo eshte nje monument figurativisht dicka e shquar me rendesi ose vlere te madhe dicka madheshtore. Ne kete rast une mendoj se jo Fjalori i njohur Webster shpjegon se vjen nga fjala latine monere - per te rikujtuar. Si objekt ajo eshte nje varr sipas egjiptologeve. Ky percaktim nuk vlen per rastin tone. Ose piramida eshte nje ndertese nje shtylle nje gur ose dicka e ketij lloji e ndertuar ne kujtim te nje te vdekuri ose nje personi qe akoma jeton apo te nje ngjarjeje te dalluar etj. qe meriton per ta rikujtuar ose qe ka vlera te perhershme. Ketu padyshim nuk ka asgje qe meriton ti vishet satrapit aziatik shqiptar.
Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe 1985 shpjegon Permendore ndertese apo tjeter veper arti ure etj. e vjeter me vlera artistike ose historike. Ketu nuk mund te mbrohet vlera e satrapit si histori as ndertesa si art. Ai sot eshte nje emer i mallkuar dhe ajo eshte nje germadhe qe te vret syrin
Nje veper monumentale ka rendesi e vlere te madhe historike kulturore artistike etj. per te kaluaren e nje populli a te nje vendi. Kjo eshte antiteza e satrapit aziatik shqiptar. Si art kemi p.sh. Piramiden e arkitektit Pei ne oborrin e Louvre-it Paris qe ka fituar admirimin e milionave qofte per bukurine e saj qofte per funksionalitetin e hyrjes se muzeut. Per mendimin tim Piramida sot qendra Pjeter Arbnori eshte nje germadhe ne qender te Tiranes qe nuk ka vend ne sheshin Skenderbej dhe qe eshte ndertuar nga xhelozia e diktatorit me qellim konkurrimi me heroin kombetar qe ai shpresonte ta zevendesonte nje dite e ne kondita te pershtatshme.
E dyta politizimi i skajshem i prishjes se Piramides i kalon kufijte e se besueshmes. Ne nje tjeter vend te qyteteruar nje politizim i hapur dhe demprures i se kaluares se hidhur te vendit tone do te quhej wishful death nje deshire per vetevrasje ose Freudian slip nje deshire e brendshme e tradhtuar pa dashje
Ka individe qe duan ta ruajne ate sepse kane frike qe pas saj mund te shkaterrohen edhe vepra te tjera te diktatures se kuqe. Ky eshte nje thjeshtezim deri ne naivitet i problemit. Piramida eshte ndertuar vetem per glorifikimin e diktatorit. Ajo nuk ka funksion publik as sherben per ndonje nevoje te popullsise. Veprat e tjera te regjimit sic jane Pallati i Brigadave Muzeu Kombetar pallatet e banimit kanalizimet rruget e urat kane vlerat e tyre intrinseke dhe sherbejne per popullin qe i ngriti shpeshhere nen kerbacin e rojes se kuqe. Universiteti i Tiranes ka qene Partia Fashiste Shqiptare gjate okupacionit italian. Ndertesat e ministrive ashtu sic jane Banka Kombetare dhe Pallati i Bashkise jane ndertuar gjate regjimit monarkist ne Shqiperi por asnjera nuk u prish sepse bejne nje sherbim. Nje marrezi e ketille eshte bere vetem ne Rusine sovjetike ku prishen hekurudhat sepse jane ndertuar nga borgjezia.
Te tjere mendojne se eshte pjese e historise sone. Jo Piramida nuk eshte pjese e historise sone regjimi komunist po Pjese e historise sone eshte vandalizmi enverist te gjitha kishat mesjetare te prishura nga talebanet komuniste
Historia e vertete e diktatures se kuqe 1944-1991jane burgjet politike ne cdo qytet te Shqiperise jane viktimat e Sigurimit te Shtetit kriminel jane kampet e punes se detyrueshme ne Beden Vlocisht Orman Pojan Myzeqe Lushnje e tjera jane aeroportet e Ures Vajgurore dhe Rinas ne Tirane jane minierat e Spacit Qafe Barit Bulqizes Memaliaj e tjera vende te tmerrit te erresires ku tortura dhe vdekja mbreteruan per 46 vite te gjata. Historia jone jane ashpersimi i luftes se klasave diktatura e proletariatit lufta e panderprere kunder mbeturinave borgjeze etj. Ne qofte se duam te reklamojme historine aty ku gjendet sot Piramida duhet rikrijuar nje burg si ai i Burrelit ose nje kamp si ai i Vlocishtit qe te shikojne te gjithe pa perjashtim sa e eger ka qene tirania komuniste ne Shqiperi dhe sa poshte ka rene kryekomunisti i cmendur shqiptar me vuajtjet qe shkaktoi per vellezerit dhe motrat shqiptare te cilet kundershtuan cnjerezimin e plote qe solli sistemi komunist ne Shqiperi.
Historia e Shqiperise eshte shume e dhimbshme. Zakonisht ne theksojme ate qe na ka bere i huaji dhe me te drejte sepse i huaji ka bere shume te keqija ne kurrizin tone. Por periudha e regjimit komunist ne Shqiperi ne menyre te vecante tregon sa shume te keqija i kemi bere vetes. Dalldisja ideologjike injoranca mbytese deshira e pangopur per pushtet shkelmimi i se kaluares sone i dokeve e zakoneve qe kane mbajtur te gjalle e te forte shoqerine tone shqiptare duke perfshire edhe fene per shekuj me radhe jane shfaqje negative qe na kane kushtuar shume rende. Sot me kujtohen fjalet e fratit franceskan At Anton Harapi i ekzekutuar me 1945 O me kobure nuk bahet ai tjetri vella por mizor ose hipokrit. Paralajmerim hyjnor
Shqiptaret ne regjimin komunist u bene vrases te vellezerve te tyre ose spiune te vellezerve te tyre. Rrjedhimet e nje sistemi kaq cnjerezor krijuan kaosin e thelle moral qe trasheguam ne vitin 1992. shte ky kaos moral kjo zbrazeti shpirterore qe lejoi kaosin politik qe kemi jetuar per afer 20 vjet tranzicioni. Dhe eshte ky kaos politik qe lejon sot daljen ne skene te nje partie politike ne mbrojtje te terrorit varferise cnjerezimit qe na imponuan satrapi aziatik shqiptar dhe kelyshet e tij.
Ne nje Shqiperi te kulturuar debati mbi Piramiden duhet shfrytezuar jo per sharje e ndasi politike - nje qendrim qe nuk sqaron figuren e tiranit te kuq- por me seriozitetin e duhur duhet te ngrihet debati ne nje reflektim me te larte. Debati per Piramiden duhet te perfaqesoje nje proces te sinqerte te vetekzaminimit per te gjithe ne si komb shqiptar dhe per pergjigjen e pyetjes se madhe si ka qene e mundur qe nje regjim aq kriminel e anti-kombetar u mbajt ne kembe per afer 46 vjet me radhe Debati per Piramiden duhet te sqaroje fenomenin e mbijeteses se figures se diktatorit ne kujtesen publike dhe ne ndergjegjen e atyre qe i sherbyen me bindje e zell te madh -megjithese shume prej tyre shpjegohen me tezen banale te viktimes se manipulimit - si dhe pergjegjesine tone qe nuk kemi qene te afte te anatemojme monstren komuniste. Nje debat i tille mbi Piramiden do te sqaronte shume pyetje sot pa pergjigje dhe do te justifikonte energjite tona te harxhuara per nje vleresim serioz dhe ndoshta te perhershem te problemit te hapur.
Sot diktatori e ka nje varr dhe shtepine te ngritur ne kembe. Lereni te pushoje ne gjumin e vdekjes pa ringjallje Por cfare te themi per mijera qytetare te ekzekutuar ne erresirat e burgjeve e te nates pa hene qe sot akoma jane pa varre fare te themi per mijera familje me shtepi te prishura dhe sot pa vater familjare ku te mblidhen se bashku Ti harrojme ti leme pas dore dhe te merremi me Piramiden Pse kjo nostalgji kembengulese per diktaturen dhe mosdenimin e nje sistemi shkaterrimtar te denuar nga e gjithe bota e qyteteruar Para nje gjendjeje kaq deshperuese qe pasqyron nostalgjine per terror varferi e izolim nga bota e jashtme miliona viktima perserisin se bashku me poetin Na lini ne embelsi jeten te rijetojme
Mos na tregoni perseri qen qe kafshojne. Nellie Saks
Ppedagog ne pension ka qene i burgosur politik ne Shqiperi 1946-1956 dhe ne Jugosllavi 1959-1960