E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta per koalicione

Zgjedhja e Isa Mustafes ne postin e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves ka nxitur reagime ne skenen politike te Kosoves. Mustafa jo vetem qe ka pranuar urimet nga partite tjera politike per postin e ri por edhe ka pranuar mesazhet e para politike per gatishmerine e nje pjese te spektrit politik per koalicione paszgjedhore me LDK-ne.

Nderkohe nuk eshte sqaruar ende ceshtja e Listes Ibrahim Rugova e cila te premten ka aplikuar ne Komisionin Qendror Zgjedhor qe te garoje si iniciative qytetare pas mospajtimeve qe kishte me kryetarin e deridjeshem te LDK-se Fatmir Sejdiun.

Astrit Haracija nga Lista Rugova tha se jane ne pritje te thirrjeve nga lidershipi i ri i LDK-se ne menyre qe LDK-ja te garoje ne zgjedhje me nje liste te vetme. Ne Lista Rugova jemi ne pritje te thirrjeve nga kryetari i ri i LDK-se Isa Mustafa. Jemi ne pritje - ne kemi thene se jemi LDK dhe mbesim ne LDK. Kemi aplikuar per rrethanat qe kane ekzistuar atehere per zgjedhjet e partise. Tash ato kane ndryshuar keshtu qe jemi ne pritje te kryetarit Isa Mustafa tha Haracija.

Nje mesazh Isa Mustafes i erdhi edhe nga kreu i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci. Deri dje dy parti partnere tani e tutje PDK-ja dhe LDK-ja metojne te vazhdojne ndaras duke u munduar qe afer vetes te grumbullojne parti me orientime te aferta programore.

Lideri i PDK-se Hashim Thaci tha se me Mustafen do te jene rivale ne politike por edhe partnere ne shtet-ndertimin e Kosoves. Deshiroj ti uroj zotit Isa Mustafa zgjedhjen ne krye te LDK-se. Do te kemi konkurrence projektesh idesh dhe vlerash por do te jemi partnere ne shtet-ndertim tha Thaci.

Subjekti politik qe konsiderohet me i afert me LDK-ne per kah programi eshte Lidhja Demokratike e Dardanise e Nexhat Dacit. Kjo parti politike e dale pikerisht nga ndarja me LDK-ne gjate kuvendit te parafundit zgjedhor tha se ka mirepritur fitoren e Isa Mustafes andaj u shpreh e gatshme qe te shkoje ne koalicion paszgjedhor edhe me LDK-ne.

Nenkryetari i saj Naser Rugova tha se bisedimet per koalicione mund te priten vetem pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit kurse e mohoi kategorikisht mundesine e bashkimit te LDD-se me LDK-ne. Ne mund te bisedojme per bashkepunim per bashkerendim dhe per ndertim te institucioneve permes koalicioneve te mundshme. Por per bashkim asnjehere nuk eshte bere fjale dhe kete e ka deklaruar edhe kryetari i LDD-se. Andaj me kompetence te plote si nenkryetar i partise ju konfirmoj se nuk behet fjale per ide te tilla. Per bashkim nuk eshte diskutuar asnjehere ne asnje forum te LDD-se theksoi Rugova. Fitorja e Isa Mustafes u pershendet edhe nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. LDK-ja dhe AAK-ja kane qene partnere ne koalicion qeverises gjate mandatit paraprak.

Por keto tre vjetet e fundit derisa LDK-ja ishte ne koalicion me PDK-ne sipas Avni Arifit nga e Kryesia e AAK-se kishte nje ftohje raportesh. Tani me lidershipin e ri Arifi tha se nuk sheh ndonje pengese qe nje LDK me Mustafen ne krye te jete serish partnere me AAK-ne ne te ardhmen.

Shpresoj qe lidershipi i ri i LDK-se do ti kendelle raportet qe i ka pasur me AAK-ne. Ne jemi te gatshem per bashkepunim me LDK-ne sepse ka me shume aspekte qe na ofrojne me LDK-ne sesa qe na largojne tha Arifi. Pas fitores ndaj rivalit per kreun e LDK-se Fatmir Sejdiu kryetari i sapozgjedhur Isa Mustafa ka premtuar ndryshime ne politiken e LDK-se me synimet qe nga partneriteti me PDK-ne te kaloje ne rivalitet per pushtet me kete subjekt politik.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›