E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iluzionet prej vizave

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Baldushkasi Rustem i cili cdo dite kalon nga qendra per te shkuar tek tregu i Pazarit te ri ku shet pula deti duhet te jete gjendur perballe...

nje surprize te re. Disa tabela blu qe deftenin emra kryeqytetesh europiane benin qe ata emra trondites si ne nje mirazh iluzionistesh ti dukeshin me afer. Sipas iluzionit nese ndiqte ato tabela qe me siguri ishin te vendosura vetem ne rruget kryesore - sepse parate per fushaten propagandistike aq jane - ai mund te arrinte ne vendet e Bashkimit Europian dhe ne kembe.
Me siguri qe pas 15 dhjetorit dite kur me shume gjasa do te hyje ne fuqi liberalizimi i vizave Europa do te jete me afer per shqiptaret. Pra dhe per baldushkasin Rustem. Por iluzioni mbetet iluzion nese nuk ndiqet nga vepra reale qe e sjellin Europen ne Shqiperi. Levizja e lire mund te jete mjet drejt mireqenies qe vjen prej jetes ne Europe por jo vete mireqenia. Maksimumi mund te jete luga per te ngrene pilafin e Shllafarise europiane por jo vete pilafi.
Fushata qe i lebyri syte jo vetem baldushkasit Rustem reflekton nevojen inherente te kryeministrit ne fuqi per te bere propagande me gjithcka shpesh ne menyre perseritese ne menyre lodhese. Por ai ndryshe nga cmendojme ne gazetaret beson me te drejte pse pa te drejte se kjo lloj propagande funksionon vecanerisht ne drejtim te shumices se popullsise. Sipas tij kjo shumice nuk arrin te kuptoje kushtezimet e vendimmarrjes europiane per vizat arsyet e voneses se tyre etj etj. Sipas ideatorit te fushates qytetari i thjeshte shqiptar duhet te bindet se liberalizimi i vizave i cili ne perfytyrimin e vet eshte i barabarte me integrimin europian u arrit vetem prej tij prej udheheqjes se tij. Kjo lloj fushate keshtu mund te frymezoje fise te tera te mbetura ne zonat e humbura te vendit te shesin gjithcka dhe tua mesyjne atyre kryeqyteteve rrezatuese qe evokon fushata e djeshme. Mund te mobilizoje romet e periferive te qyteteve me te medha qe sshohin lajmet per perzenien e sivellezerve te tyre nga Franca. Mund te krijoje nje fluks te madh kerkesash per azil apo grumbuj shqiptaresh te papergatitur per Europen qe mund te enden rrugeve dhe urave te saj.
Kjo lloj propagande e destinuar kryesisht per shumicen e shqiptareve qe jetojne ne varferi synon sic kemi thene dhe ne nje shkrim tjeter te eklipsoje lajmin negativ qe Shqiperia do te marre keto dite refuzimin e statusit te kandidatit per ne BE nje dhurate qe do ti jepet Serbise dhe Malit te Zi.
Kemi afirmuar se nese Berisha do te ishte statist do kishte preferuar te arrinte kete objektiv statusin e vendit kandidat i cili realisht e permban objektivin tjeter liberalizimin e vizave. D.m.th. nese Shqiperia do te permbushte detyrimet e nevojshme per statusin e kandidatit do te kishte permbushur dhe ato te liberalizimit. Kjo do te thoshte ama se ai duhej te zgjidhte krizen politike te kutive te kishte vendosur dialogun me opoziten etj. etj. gje qe ai ska ndermend ta beje. Gezimi duhet te jete autentik dhe jo ta frymezoje qeveria.
Populli i thjeshte shqiptar nen optiken e organizatorit te kesaj lloj fushate qe nuk e beri asnje vend fitues i vizave pra as Maqedonia as Mali i Zi as Serbia ka harruar se kjo dhurate eshte jashtezakonisht e vonuar. Ajo duhej te ishte arritur qe ne vitin 1996 ose ne 1997 vit kur Shqiperia duhej te nenshkruante Marreveshjen e Asocimit me Bashkimin Europian. Nese do kishte ndodhur atehere shume tragjedi te lidhura me emigrimin e eger neper dete male te thepisur nga asfiksia neper kamionet TIR qe kalojne Lamanshin etj. do te shmangeshin. Nese qeverite shqiptare te majta dhe te djathta do te kishin realizuar edhe pas revoltes popullore te 1997 regjistrin civil te popullsise dokumente biometrike kontroll te integruar te kufijve etj. keto viza mund te ishin hequr me kohe. Por as te majtet as te djathtet nuk i bene keto reforma sepse pikerisht tek regjistri civil fshiheshin mundesi te medha per te manipuluar zgjedhjet nepermjet emigranteve etj. dicka qe eshte perseritur rregullisht qe prej 1996-s.
Liberalizimi i vizave megjithese i vonuar ka efekte pozitive. Ai mund te cliroje energji te medha tek rinia te biznesi do te krijoje ide realiste per vendin dhe Europen ne pergjithesi. Individi shqiptar do kuptoje me mire sa vlen kur te matet me boten intelektuali shqiptar vecanerisht. Ama kjo mund te sjelle perkohesisht tharje te vlerave intelektuale ne nje moment te pare qe mund te jete perfundimtar nese Shqiperia nuk behet Europe. Liberalizimi do te heqe nga duart e disa vendeve fqinje si Greqia kujto Korcen Himaren Narten e pse jo Boboshticen Serbia kujto Libofshen dhe Maqedonia kujto Pogradecin karten e shtetesise se dyte me te cilen ata kane luajtur shpesh pikerisht prej vleres se pasaportave te tyre. Vecanerisht Greqia e cila do te humbe edhe me shume rendesine e vet ne jug te vendit per shkak te reformes se re te pensioneve sepse te moshuarit shqiptare jorezidente ne Greqi smund ta marrin dot pensionin. Liberalizimi mund ta zhvendose ama protagonizmin e krimit te organizuar nga trafiqet njerezore tek zyrat ku jepen pasaporta shqiptare qe sot do te vlejne me shume ne tregun e zi te pasaportave. Ky liberalizim do te shtoje presionin e kosovareve shqiptare per te marre shtetesine shqiptare.
Liberalizimi i vizave mund te jete nje moment gezimi individual dhe familjar por kete gezim nuk mund ta kurdise shteti. Vecanerisht nepermjet fushatave si kjo qe do te perseriten dhe disa here e qe te konceptuara per vota ne zgjedhjet e ardhshme lokale mund te sjellin efekt te kundert. Nese thirrjes per te marre udhet e kryeqyteteve blu te Europes qe tregohen ne semaforet e Tiranes do ti pergjigjen banoret e zonave te humbura te varfra zonave rurale te vendit pra dhe baldushkasi Rustem qe do te shese gjene e gjalle dhe shtepine per te blere bileten atehere Europa mund te mbylle serish kufijte e hapur ne dhjetor. Pikerisht ne maj kur te zhvillohen zgjedhjet lokale. Sepse qytetaret e thjeshte shqiptare nuk e dine sduan tia dine dhe as fushata nuk ja thote se per Shqiperine Komisioni Europian ka ngritur struktura monitoruese dhe ka parashikuar masa te cilat mund ta fshijne iluzionin e tabelave blu ne semaforet e Tiranes. Qe mund te behen te kuq ne drejtim te Europes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›