Nostalgjia per natyren, arma e penelit te Orion Shimes Izaura Ndoj
"Piktura me e fundit e Orion Shimes eshte shprehje e lire, e ndjeshme dhe e thelle e nje interpretimi melankolik dhe nostalgjik te natyres, qe duket se buron nga kujtime, perjetime dhe enderrime te adoleshences, por qe ne te njejten kohe mund te shihet metaforikisht si nje persiatje e sterholle mbi natyren e vete piktures si gjuhe e pazevendesueshme ne ngjizjen e vegimeve vetjake mirefilli poetike qe kane vlere universale", - keshtu do ta cilesonte ekspoziten "Kunderpeizazh" Francesco Poli, i cili eshte dhe kuratori i saj. Me titullin "Kunderpeizazh", piktori Orion Shima kete here prezanton per publikun ekspoziten personale ne Galerine Kombetare te Arteve pas 7 vitesh. Ne nje konference per shtyp, ai tha se ka pasqyruar tre personazhe kryesore; pyllin, nje djale te ri dhe kafshen e drerit. Ai perpiqet te sjelle nje interpretim nostalgjik te natyres, qe duket se buron nga kujtimet dhe perjetime te adoleshences se tij. Ne pjesen me te madhe te tablove na shfaqet nje djale, qe eshte teresisht i perpire nga magjia e natyres, ne te cilen ai eshte kredhur. Sipas kuratorit te ekspozites Francesco Poli, Shima ka arritur te shprehe nje aspekt teper interesant te piktures se brezit te fundit te artisteve, e cila kohet e fundit eshte bere e rralle ne artin bashkekohor. "Piktura e tij eshte ne gjendje te ruaje ate tension estetik te vyer e te brishte, qe lind nga nje paraqitje e mbajtur pezull mes botes imagjinare dhe asaj reale, e kredhur ne nje permase hapesire-kohe qe shfaqet tanime e larget prej realitetit gjithe ngerce te shoqerise bashkekohore". Sipas tij - "Shima eshte i magjepsur nga bukuria intime e nenpyjeve, nga ujerat e lumenjve dhe perrenjve qe gjarperojne mes bimesise dhe shkembinjve. Veshtrimi i tij eshte gjithmone nga afer dhe rralle duket ne sfond ndonje cope qiell". Ne kete ekspozite kryesisht mbizoteron nje game ngjyrash qe shkon nga bluja te grija e me pas tek e bardha, me tonalitete delikate dhe ndricime te buta, qe krijojne nje atmosfere te heshtur. "Dreri, kafsha simbol i fuqise dhe i lirise aq i dashur per perendeshen Artemis, shfaqet ketu si embleme e natyres se kercenuar nga njeriu. Ne dallim nga Orioni i mitit, qe mbahej si me i miri dhe me i pameshirshmi i gjahtareve e qe u vra nga Artemisi duke u shnderruar ne yjesi, Orion Shima me penelin si arme rreshtohet me vendosmeri ne mbrojtje te natyres", - pohoi kuratori Poli. Ne ekspoziten personale "Kunderpeizazh", mbizoterojne nje game ngjyrash. Punimet kryesisht jane ne tekniken e akrilikut ne kanavace dhe leter, te cilat shfaqin krijimtarine dhe zhvillimet e vepres se tij gjate viteve te fundit.