E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novara blindon Samir Ujkanin

Portieri i kombëtares shqiptare, vushtriasi Samir Ujkani, duket se nuk do të lëvizë nga Novara të paktën për këtë sezon. Lajmin e konfirmojnë mediat italiane, sipas të cilave drejtori sportiv i piemontezëve, Mauro Perdesoli, ka deklaruar se skuadra e tij kërkon të marrë edhe një sulmues dhe pas kësaj merkatoja mund të cilësohet e mbyllur, çka përkthehet se Ujkani do të jetë në këtë sezon mes më të mirëve të futbollit italian, gardiani i Novarës. “Do të marrim edhe një sulmues: trajnerit Teser do t’i jap pesë në dispozicion. Tani duhet të presim e të shohim nëse merkatoja do të na japë mundësi të mira gjatë ditëve të fundit. Neve na duhet vetëm një sulmues dhe pas kësaj, do ta mbyllim merkaton,” ka deklaruar drejtori sportiv i skuadrës së kaltër, duke u dhënë fund në një farë mënyre edhe thashethemeve të merkatos për portierin Ujkani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›