E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilas Boash dështon në të parën, ManJu fiton

SHKRUAN: Jeton Selimi 15-08-2011 11:57

Çelsi nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një barazim 0-0 në fushën e Stouk duke shfaqur dobësi në finalzim. Mançesteri nga ana tjetër ka edhe fatin me vete, teksa ËBA ndëshkohet nga një autogol

Debutim me gjysmëhap për Çelsin e ri të Andre Vilas Boash. Blutë e trajnerit portugez, që ka zëvendësuar në Londër trajnerin Karlo Ançeloti, ka filluar rrugëtimi në Premier Ligë pa shkuar më tej se një barazim 0-0 në shtëpinë e Stouk Sitit në ndeshjen e parë të ditë së djeshme. Lampard me shokë kanë parë të shkojnë dëm të gjitha tentativat e tyre për të gjetur golin për shkak të portierit Begoviç, në një ditë të madhe dje. Në sulm, nga minuta e parë e ka nisut tredhëmbëshi Kalu-Torres-Maluda, me Drogba që hidhet në fushë vetëm në çerekorëshin e fundit të ndeshjes. Shumë vonë për të zhbllokuar rezultatin.

Në ndeshjen tjetër të ditë së diel, Mançesteri udhëtoi në fushën e Uest Bromuiç Albionit. Kampioni i Anglisë ka arritur një fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier Ligë me rezultat 2-1 ndaj ËBA-së në transfertë. Ishte kjo një sfidë shumë e vështirë për “Djajtë”, që fituan pas një autogoli të Reid pas gjuajtjes së Jangut në minutën e 81-të.. Jang ishte frymëzuesi i fitores. Ai që gjeti të lirë Uejni Runin, i cili realizoi për 1-0 dhe zhbllokimin e rezultatit (13’). Megjithatë vendasit u kundërpërgjigjen fuqishëm me anë të Shejn Long (37’) që barazoi rezultatin në 1-1. Gjatë gjithë pjesës së dytë “Djajtë e Kuq” u përpoqën që të arrinin fitoren dhe ia dolën me sukses kur Steven Reid (81’) shënoi autogol për 2-1. Me këtë fitore Mançesteri i sër Aleks Fergusonit krijon epërsi prej dy pikësh që në javën e parë me të gjithë rivalët tjerë Arsenalin, Çelsin dhe Liverpulin, të cilët barazuan në javën e parë.

Të shtunën, Liverpulit të rindërtuar iu desh të kënaqej me një pikë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier Ligë, duke u ndalur 1-1 në shtëpi nga Sandërlendi. Sulmuesi uruguaian, Luiz Suares shpërdoroi një mundësi të artë teksa e dërgoi topin mbi tra nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e pestë, por arriti ta ndreqë gabimin e tij shtatë minuta më pas kur shënoi golin e avantazhit. Një tjetër blerje e verës, mesfushori Stjuart Dauning goditi shtyllën, ndërsa sulmuesi Endi Kerrol shënoi, por goli i tij u anulua për një lojë të parregullt. Ndërsa golin e barazimit e shënoi Sebastian Larson, që me një goditje volej mposhti portierin Pepe Reina në minutën e 60-të. Në ndeshjet e tjera, skuadra e ngjitur këtë edicion në Premier Ligë, Kuins Park Rejnxhërs u mposht 4-0 në shtëpi nga Bolton Uonderers ndërsa Noruiç Siti nxori një pikë me barazimin 1-1 në fushën e Uigan Atletik. Ulverhampton Uonderers fitoi 2-1 ndaj Blekbërn Rovers, ndërsa Fulham barazoi 0-0 me Aston Villën në “Craven Cottage”. Sot luhet sfida e fundit e javës së parë, ku Suonsi, një tjetër skuadër e ardhur nga kategoria inferiore, do të udhëtojë në “Etihad” për t’u ndeshur me Mançester Sitin.

Premier Liga – Java 1

Rezultatet

Të shtunën

Blekbërn – Ulves 1-2

Fulham – Aston Vila 0-0

Liverpul – Sundërland 1-1

QPR – Bolton 0-4

Totenham – Everton (u shty)

Uigan – Noruiç 1-1

Njukastëll – Arsenal 0-0

Dje

Stouk – Çelsi 0-0

ËBA – Man UTD 1-2

Sot

Man Siti – Sounsi 21:00

Renditja

Skuadra N F B H Gol P

1) Bolton 1 1 0 0 4-0 3

2) Ulves 1 1 0 0 2-1 3

3) Man UTD 1 1 0 0 2-1 3

4) Liverpul 1 0 1 0 1-1 1

5) Noruiç 1 0 1 0 1-1 1

6) Sandërlend 1 0 1 0 1-1 1

7) Uigan 1 0 1 0 1-1 1

8) Arsenal 1 0 1 0 0-0 1

9) Aston Vila 1 0 1 0 0-0 1

10) Çelsi 1 0 1 0 0-0 1

11) Fulham 1 0 1 0 0-0 1

12) Njukastëll 1 0 1 0 0-0 1

13) Stouk 1 0 1 0 0-0 1

14) Everton 0 0 0 0 0-0 0

15) Man Siti 0 0 0 0 0-0 0

16) Suonsi 0 0 0 0 0-0 0

17) Totenham 0 0 0 0 0-0 0

18) ËBA 1 0 0 1 1-2 0

19) Blekbërn 1 0 0 1 1-2 0

20) QPR 1 0 0 1 0-4 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›