Rama, letër Topit: Pse nuk e njohim legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë së re
Kreu i PS-së, apel Presidentit: Ndëshko zyrtarët që abuzuan me lejet e të dënuarve. Kryesocialisti i dërgon provat që vërtetojnë shkeljet që u bënë në procesin zgjedhor
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ku i ka shpjeguar arsyet se përse Partia Socialiste nuk njeh legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë së re. Në letër kryesocialisti Edi Rama ka theksuar se standardet e zgjedhjeve u shkelën rëndë, pasi persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore u nxorën nga burgu për t’i shërbyer fushatës elektorale dhe qëllimeve të mbrapshta të partisë në pushtet. Rama ka denoncuar implikimin e autoriteteve të larta shtetërore që shkelën ligjin duke u bërë pjesë e këtij operacioni kriminal. Duke i bashkëngjitur edhe provat që vërtetojnë këto abuzime, kryesocialisti Edi Rama kërkon nga presidenti Topi që, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të marrë masa ndaj personave të pushtetit që shkelën në mënyrë flagrante ligjin. “Duke kërkuar prej Jush, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që të konsideroni me autoritetin e instancës Tuaj materialin bashkëngjitur, të siguruar prej nesh në rrugë konfidenciale lidhur me sa parashtrova”, - nënvizon Rama në letrën dërguar presidentit Topi.
Letra
Kryesocialisti Edi Rama, në letrën dërguar presidentit Topi, ndan shqetësimin për atë çka ndodhi në zgjedhjet e 28 qershorit. “Më lejoni të ndaj me Ju shqetësimin serioz që zgjedhjet e 28 qershorit jo vetëm që nuk plotësuan aspiratën dhe nevojën e Shqipërisë për përmbushjen e standardeve europiane të lirisë e të ndershmërisë së tyre, por nxorën, ndër të tjera, në pah edhe një problem mprehtësisht kërcënues për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ky problem ka lindur prej shkeljes flagrante të ligjit nga autoritete të larta shtetërore, që kanë mundësuar në periudhën e fushatës elektorale nxjerrjen prej burgjeve të personave shoqërisht të rrezikshëm jashtë të gjitha kushteve të parashtruara me ligj për dhënien e ‘lejeve të përkohshm’”. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku Parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelja e standardeve demokratike deri në bashkëpunim mes autoriteteve të shtetit dhe ‘autoriteteve’ të krimit, ashtu sikundër nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë jo thjesht për zgjedhjet, po për sigurinë e shtetin e së drejtës në Shqipëri, të mbetet pa u trajtuar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore e institucionale”, - shkruan Rama në letrën e tij.
Presidenti
Gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij, paralajmëroi se do të ankohej te Presidenti i Republikës për implikimin e autoriteteve shtetërore në maskaradën zgjedhore të 28 qershorit. Rama tha në Kongres se do të ankohej te presidenti për abuzimet me lejet e të dënuarve të rrezikshëm, të cilët u angazhuan për të manipuluar procesin zgjedhor. Ndërkohë, Presidenti i Republikës ende nuk është shprehur në lidhje me procesin zgjedhor të 28 qershorit, megjithatë ai ka dekretuar 7 shtatorin si datën e mbledhjes së seancës së parë parlamentare.
3 Shtator 2009