E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novi Pazari e përkrah Kosovën në Maracana

Skuadra e Novi Pazarit është pro pavarësisë së Kosovës. Tifozët e këtij klubi ‘Torcida e Sanxhakut’, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin Maracana të Beogradit i kanë provokuar tifozët e Crvena Zvezdës. Tifozët e Novi Pazarit kanë brohoritur “Kosova është jashtë Serbisë’.

Për këtë, legjenda e Crvena Zvezdës, Dusan Savic konsideron se shteti serb duhet të merret seriozisht me këtë çështje. “Nëse ky shtet është normal, ndeshja do të duhej të ndërpritej menjëherë, ndërsa tribuna të zbrazej sikurse të gjithë ata që kanë brohoritur për pavarësinë e Kosovës të arrestohen menjëherë”, ka thënë Savic për Alo.

“Edhe Federata e Serbisë duhet të reagojë ashpër, duke e dënuar Novi Pazarin, sepse tifozët nuk duhet të sillen pahijshëm në shtetin të cilit i takojnë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Komisari i ligës, Branislav Delic është i bindur se tifozët e të dyja ekipeve do të dënohen për shkak të piroteknikës në Maracana, por nuk e di nëse do të ndërmerret diçka edhe për brohoritjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›