Kupa e Liges M. United kthehet te fitorja

Manchester United kthehet te fitorja pas humbjes shkatërruese 6-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër rivalëve të përjetshëm të Manchester City. Skuadra e drejtuar nga Alex Ferguson ka mundur 3-0 formacionin e Ligës së Dytë, Aldershot Toën, duke siguruar një vend në raundin e tretë të Kupës.
Gjithcka e lehtë për United, që ka zgjidhur gjithcka që në pjesën e parë. Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov do të shënonte golin e avantazhit, kur kishin kaluar vetëm 15 minuta lojë nga nisja e sfidës. Të besuarit e Ferguson do të dominonin ndeshjen, ndërsa do të dyfishonin rezultatin katër minuta nga fundi i pjesës së parë. Pas një mungese të gjatë kthehet te goli Michael Oëen që do të dyfishonte shifrat për skuadrën e tij.
Me rikthimin në fushë, Manchester United do të vuloste fitoren në minutën e 48-të me Valencia, duke siguruar një sukses të rëndësishëm pas disfatës turpëruese të pak ditëve më parë. Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Alex Ferguson vazhdon rrugën në raundin e tretë të Kupës së Ligës në Angli. Por më shumë se kualfikimi I pritshëm, ky sukses është vendimtar për ecurinë e Manchester United që ka humbur kryesimin në kampionatin anglez.
Nertan Prifti