Çekët dhe bota nderojnë Vaclav Havelin

Ata vunë lule dhe ndezën qirinj në qendër të Pragës, si dhe në qytete të tjera çeke.
Presidenti çek Vaclav Klaus, një ish- rival i Havelit, e quajti atë "simbol të epokës së re të shtetit çek".
Ngushëllime për vdekjen e Havelit kanë arritur nga mbarë bota, ndërsa mediat çeke kanë raportuar se ai pritet të varroset të premten.
Presidenti amerikan, Barack Obama, vlerësoi “udhëheqjen morale” të Havelit, duke thënë se ai “jetoi me ndjenjën e shpresës”.
Ai tha se qëndresa paqësore e udhëheqësit çek “tronditi themelet e një perandorie” dhe “nxori në pah zbrazëtinë e një ideologjie shtypëse komuniste”.
Kancelaria, Angela Merkel, e vlerësoi Havelin si evropian të madh. Angazhimi i tij për liri dhe demokraci mbetet po aq i paharruar sa edhe humanizmi i tij, tha Merkel.