Nuamah: Kemi akorduar 1.4 miliardë dollarë
Financimi
Përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri, Camille Nuamah, tha se institucioni që drejton do të vijojë të na mbështesë. Duke folur në konferencën e zhvilluar dje, mbi parametrat dhe parashikimet ekonomike të Shqipërisë, Nuamah tha se “aktiviteti i sotëm vjen në një kohë kur palët po finalizojnë përgatitjen e Strategjisë së re të Partneritetit për Shqipërinë për periudhën 2010-2014, e cila do të prezantohet së shpejti përpara bordit drejtues”. Banka Botërore ka akorduar deri tani për vendin tonë rreth 1.4 miliardë dollarë, kryesisht për zbutjen e varfërisë.
#