Nudizmi i diplomacisë Ruse
Oshilimet e kohëve të fundit të politikës dhe diplomacisë ruse rreth pozicionit të saj karshi botës demokratike dhe përpjekjes për të penguar ecjen e demokracisë dhe politikës në kanalet e saja të progresit dhe stabilitetit te paqes afatgjatë, tregojnë qartë se ajo është duke shkaktuar obstruksione vetëm e vetëm për ta penguar procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe të ardhmen e rajonit. Gjithashtu obskurantizmi i politikës së saj po e njollos edhe elementin e të qenit shtet me pretendime demokratike duke ditur se koha e përplasjeve të botëve në mes të së përparuarës dhe të prapambeturës ka kaluar , koha në mes ideologjive të thata dhe mjerane është shndërruar në kokëfortësi fiksionesh në mendjet e njerëzve në shtetet ende të pademokratizuara sic është Rusia. Deklaratat e politikanëve dhe diplomatëve rus në mbrojtje të pozicioneve të palës serbe që Kosova të rishikohet në syrin e tyre dhe të mirret parasysh dëshira serbe për ta coptuar Kosovën apo më mirë të themi për ta përmbushur gënjeshtrën serbe se Kosova është pjesë e tyre dhe tokë e tyre është absurdi më i madhë në politikën dhe diplomaciën e sotme moderne.
Diplomacia në kuptimin e mirë është proces e jo pështjellim e as lëmsh nepërkash sic bënë politika dhe diplomacia nudiste ruse e cila nuk ka as më të voglin element të diplomacisë dhe nuk ecën në proces të saj dhe dinamikës së saj botërore .Ajo me cdo kusht dëshiron të ketë zë në botë duke luajtur me kartën e zgjidhjes së cështjes së Kosovës dhe duke penguar të ardhmen e saj si dhe njëkohsisht duke trashëguar politikën e vjetër ruso-serbe. Por kjo nuk do të thotë se ajo edhe mund ta ndal procesin e pavarësimit të Kosovës sepse nuk është ajo që e ka harxhuar energjinë në Ballkan për ta paqësuar dhe integruar Ballkanin në jetën normale dhe të një prespektive reale të përbashkët të sistemit europian.
Gjithashtu nuk është ajo që e ka cliruar këtë rajon nga mitet dhe nacionalizmat e etjet megalomane , sepse ajo më tepër ishte e ngurtë dhe e etur për ushqim sepse kolektivisht shumë qytytar rus vdisnin nga uria për shkak të zhvillimit të dobët ekonomik. Ndërsa është pikërisht bashkësia ndërkombëtare respektivisht SHBA-të që bënë të pamundurën që kjo pjesë e botës të clirohet njëherë e përgjithmonë nga kthetrat e djallëzisë dhe e naçertanisë serbe. Sepse përderisa ekzistonin në Ballkan tri programet e mëdha ekspansioniste: Naçertania per Serbinë, Megalideja për Greqinë dhe Shën Stefani për Bullgarinë , ky rajon kishte hyrë në një rreth ku cdo gjë shkonte në drejtim të kohës së të menduarit të mesjetës duke mos shikuar se bota po ecën në drejtim të progresit dhe clirimit në të gjitha sferat, si ato të lirisë barazisë , vullnetit të popujve etj. Megjithëkëtë është shumë e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare respektivsiht SHBA –të kanë një rol të rëndësihme në Ballkan dhe se gjithë përpjekjet që janë bërë deri më tani në ndërtim të stabilitetit dhe paqes në këtë rajon ,nuk do të mund të hidhen poshtë dhe ky rajon të kthehet mbrapa sic po luan politika ruse me nudizmin e saj diplomatik duke kërcënuar me veto në KS të OKB-së.Askush nuk e donë që bota të ktheht mbrapa dhe të realizohen dëshirat e tij e mbi gjitha askush nuk dëshiron që përvoajt e tij të hidhura të kthehen , të mos them se askush nuk dëshiron që në këtë botë të ngjallet Hitleri , Stalini, Miloshevici apo Sadami sepse dihen difektet që pësoi bota dhe popujt në përgjithësi gjatë atyre kohërve të errëta.
Dhe krejt në fund është koha që Ballkani ti heq qafe tri programet e saj të errëta dhe mesjetare , është koha që kjo pjesë e botës të jetoj në stabilitet dhe në paqe me vetveten dhe me të tjerët , është koha që kjo pjesë e botës të demokratizohet dhe të integrohet dhe mbi të gjitha është koha që kjo pjesë e botës ta rregulloj statusin e saj dhe orinetimin e saj, është koha që e drejta dhe vullneti i popujve të jetë primati i të gjithave sepse këtë të drejtë e ka nga Perëndia e jo nga rusia apo serbia , është koha që Kosova të jetoj e pavaruar dhe në paqe.Është imediate që Kosova të integrohet në strukturat euro-atlantike , dhe askush nuk humb e as fiton vetëm se hapen rrugët dhe mundësit që rajoni dhe bota të jetoj edhe më sigurt duke zbatuar lirinë dhe vullnetin e popujve për pavarësi dhe demokraci. Demokracia në botë forcohet ,vetëm atëherë kur vullneti i popujve, respektivisht Kosovës, për të jetuar të lirë dhe të pavarur bëhet realitet dhe atëherë kur orinetimi i tyre është drejt integrimeve në sistemin e vlerave të përbashkëta perëndimore.