E Diel, 1 Nëntor 2026

Për kë bien këmbanat

Vendimi i fundit i deputetit të Shkodrës për të dhënë dorëheqjen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike në shenjë proteste ndaj mungesës së vëmendjes ndaj zonës së tij, duhet parë si një hap në drejtim të një politike reflektuese. Për të mos u futur në matematikën e numrave dhe rrezikun që mund të pësojë mazhoiranca dhe qeveria për shkak të tyre, dyhet thënë se një akt dorëheqje i shoqëruar me arsye të forta politike është e nevojshme të gjykohet së pari në rrafshin etik dhe moral të tij.

Po të shihet reagimi i Gilman Bakallit në lidhje me atë që ai e cilëson si një harresë apo aq më keq si një abuzim me zonën dhe elektoratin ku ai është zgjedhur atëherë mund të dilet fare mirë në një përfundim të tillë që tregon ndjeshmëri që ka një përfaqësues i popullit përballë neglizhencës. Pa dashur të bëj ekspertin e [probleme që ka Shkodra sot , është shumë e qartë se ajo ka vuajtur pikërisht nga një pozicionin i theksuar politik në krah të Partisë Demokratike apo të së djathtës në përgjithësi. Ata që në fillim për arsye objektive nuk patën mundësi të bënin diçka për këtë qytet dhe për këtë zonë , u zëvendësuan më pas nga ata që nuk kishin vullnetin ta bënin diçka të tillë dhe që madje e tepruan me persekutimin që i bënë këtij qyteti.

Dhe së fundmi këta persekutues u zendësuan nga po ata njerëz që dikur nuk kishin vënë dorën në zemër për këtë qytet por që tani vinin me idenë se çdo gjë do të ishte ndryshe dhe se qeveria do të shpërblente mbështetjen që i dhe elektorati shkodran asaj. Pikërisht këtu fillon problemi, ashtu siç e tha dhe deputeti i dorëhequr , demokratët nuk ndryshuan shumë gjëra në Shkodër për këto një vit e ca në pushtet , si pasojë e disa shkaqeve.

Së pari se në Partinë Demokratike është tashmë e njohur ideja se Shkodra sido që të jetë nuk ka për të ndryshuar krah politik dhe kjo i vuri në një pozicion komod dhe të rehatshëm ata. Dhe ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me një politikë klienteliste që ka ndjekur një pjesë e lidershipit të partisë Demokratike që ka lidhje direkt me këtë qytet. Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se këtu bëhet fjalë për kryetaren e parlamnetit Jozefina Topalli e cila pasi u zgjodh në këtë post kaq të rëndëishëm filloi të vendosë një farë diktati në pushtetin politik të kësaj zone dhe në pushtetin adminitrattiv të saj.

Ajo ndoqi një politikë kuadri që në shumicën e rasteve ishte përjashtuese për një pjesë të mirë të të djathtëve shkodranë që nuk mund ta pranonin atë. Kjo politikë kuadri synote pikërisht krijimin e një bërthame kuadrosh më afër kryetares së parlamentit që ajo të ishte më komode në raportet brenda kupolës drejtuese të PD-së. Këtë e dinë të gjithë në Shkodër dhe në një mënyrë apo një tjetër po shkakton një reagim të pashmangshëm prej tyre. Nuk e teprojmë nëse themi se kjo politike klienteliste me prapavijë klanore shkatoi mjaft probleme edhe në balancat fetare të qytetit Shkodrës.

Kyetarja e Parlamentit shqiptar po krijon një rrymë të saj në Partinë Demokratike që po e bën gjithnjë e më të thellë ndarjen mes klaneve në PD. Këtë e vërtetojnë dhe shumë zhvillime të fundit në këtë parti ku pa frikë mund të futet edhe së fundmi dorëheqja e zotit Mustafaj nga posti i Ministrit të jashtëm. Ambicjet e saj politike mund të konsiderohen si të pranueshme deri në një farë kufiri , dhe pas nëse ato prekin interesin e gjërë të elektoratit që përfaqëson partia demokratike apo atakojnë shumicën e interesave të përfaqësuara brenda Paryisë Demokratike, sigurisht që duhen kritikuar dhe kundërshtuar.

Megjithatë në këtë pikë duhet të marrë më shumë rol kryeministri Sali Berisha i cili ka për detyrë që të peshojë çdo lëvizje politike që ndodh brenda partisë së tij dhe sigurisht çdo reagim që vjen nga deputetët e grupit parlamentar. Qeverisja në këtë moment ka një mangësi shumë të madhe në menaxhimin e opinionit të grupeve të interesit kundrejt nismave të rëndësishme ligjore. Një një moment kaq të rëndësishëm kor konfliktualiteti politik është në kulmin vete , kurrësesi kjo mazhorancë dhe veçanërisht Qeveria nuk mund ti lejojë vetës një konflikuatlitet të lartë shoqëror.

Kjo së pari do të ishte në dëm të kësaj qeverie. Sigurisht që reformat kanë një kosto dhe kjo kosto duhet të përballohet nga dikush edhe në rastin kur ato shkaktojnë reagime apo pakënaqësi në shtresa të ndryshme shoqërore por minimizimi i këtij reagimi konfliktualiteti sërish mbetet detyrë e kësaj qeverie. Janë shumë zhvillime politike brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe mazhorancës që bëjnë të detyrushëm vëmendjen e kryeministrit ndaj tyre për të ndryshuar kurs apo për të rimodeluar prioritet nëse është nevoja.

Zërat kundër apo siç i quajmë rëndom , rebelët nuk janë pozicionuar vetëm në qëndrime personale apo interesa të ngushta por kanë gjithahstu edhe një begraund ideologjik që godet pikërisht linjën politike që po përfaqësson Partia Demorkatike. Pikërisht kjo këmbanë duhet të shurdhojnë më shumë veshin e atyre që sot janë në krye të kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance. Në të kundërt do të duhet të japin nëj llogari mjaft të rëndë jo vetëm para Shkodrës por para gjithë Shqipërisë. Momenti ideologjik i disa lëvizjeve në gjirin e grupit demokrat vjen si një reagim ndaj humbje të orientimit dhe të mos përfaqësimit të shtresave nga ana e Partisë Demokratike. Nuk është kurrë vonë që të rishihen pozcionet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›