Nufi: Shuhet zjarri pas operacionit gjatë gjithë natës në Dragot

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Zjarri i rënë në zonën e Dragotit, në Njësinë Administrative Qendër të Tepelenës, është shuar pas një operacioni intensiv që vijoi gjatë gjithë natës.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndau pamje nga operacioni për shuarjen e flakëve, duke vlerësuar angazhimin e forcave të përfshira në ndërhyrje.
Në operacion morën pjesë edhe 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, të cilët mbështetën strukturat e angazhuara në terren.
“Zjarri tashmë është i fikur”, bëri të ditur Nufi.
Ministri shprehu mirënjohjen për gatishmërinë dhe profesionalizmin e të gjitha forcave të përfshira në operacionin për shuarjen e zjarrit.
/gj.m/ /a.g/