Berisha: Referendum për reformën territoriale

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se “do përpiqemi të bëjmë gjithçka për organizim referendumi për reformën territoriale.
Gjarë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha tha se ndarja territoriale është një proces i një rëndësie të jashtëzakonshme.
Ai theksoi se “ne po ndjekim çdo hapësirë dhe çdo mundësi për të mbrojtur pikëpamjet tona me 100 bashki, dhe potencialisht edhe 20-30 të tjera në varësi nga konsultat e gjëra që do bëhen në komunitete. Do të shqyrtojmë dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për organizim referendumi”.
Kreu i PD tha se “e gjithë shtylla e politikës sonë ekonomike, sociale, e të gjithanshme, do të synojë rikthimin e shqiptarëve dhe popullimin e Shqipërisë. Krijimin e kuadrit ligjor më të favorshëm duke u bazuar në parimin se popullimi i Shqipërisë është i vlefshëm për çdo çmim”.
I pyetur nëse më 9 shtator do të shkojë në SHBA, Berisha pohoi se: “Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit. Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive të këtij unioni për të marrë pjesë në konferencën në Teksas”.
“Por përveç kësaj ftese në përbërje të delegacionit, unë kam dhe një ftesë tjetër nga një institut amerikan që ka lidhje me këtë konferencë. Kështu që unë pres dokumentet dhe do marr pjesë. Përsa i përket takimeve, nuk kam fiksuar, por shpresoj që të fiksoj gjatë ditëve të ardhshme”, tha ai.