Nuk i ndaloi postbllokut vret me makine oficerin e policise

Pajtim Alstafa vdiq ne spital pasi u terhoq zvarre nga nje automjet ne autostrade. Arrestohet autori
TIRANE- Nje oficer policie ka mbetur i plagosur rende dhe me pas nderroi jete ne spitalin ushtarak ne kryeqytet dje ne mbremje rreth ores 1930 pasi u perplas nga nje automjet i markes BMW me targa italiane BY 470 MZ. ne afersi te Qafe- Kasharit ne autostraden Tirane- Durres.
Pajtim Alstafa 29 vjec banues ne Tirane ishte efektiv i Njesise se Kontrollit te Autostradave ndersa ishte vendosur me sherbim ne aksin e mesiperm kur njesia perkatese kishte ngritur nje pike kontrolli per te verifikuar dokumentacionin e automjeteve dhe per te penalizuar e gjobitur kundravajtesit. Policia arrestoi drejtuesin e automjetit te markes BMW me targa italiane Agim Hajdinin i cili shkaktoi aksidentin qe i kushtoi jeten efektivit te policise.
Sipas burimeve te policise efektivi i policise rrugore kishte vene re se mjeti i mesiperm sapo kishte shkelur nje nga konet e vendosura ne rruge per te detyruar mjetet te ulnin shpejtesine dhe me pas te ndalonin mjetet e dyshuara. Kur Hajdini me mjetin e tij ka shkelur konet dhe oficeri i policise i ka bere shenje te ndalonte.
Sapo ka pare tabelen e policit qe i bente shenje per te ndaluar drejtuesi i mjetit jo vetem qe nuk ndaloi por shtoi shpejtesine me qellim per tiu shmangur. Nga kjo ai ka marre perpara oficerin e policise duke e terhequr zvarre ate. Nga ngjarja oficeri mbeti i plagosur rende me demtime te ndryshme ne trup.
Menjehere ai u nis ne spitalin ushtarak ku menjehere mjeket dhe personeli jane munduar ti japin policit ndihmen e nevojshme mjekesore per shkak te plageve te renda te marra ne aksident. Menjehere policet e tjere qe ndodheshin ne piken e kontrollit kane bllokuar drejtuesin e mjetit.
Pak kohe pas aksidentit Policia e Shtetit reagoi ne nje deklarate per shtyp ku njoftoi se ne piken e mesiperme te kontrollit ishin te vendosur dy efektive te Policise Rrugore dy te njesise se kontrollit te autostradave dhe kater efektive te FNSH-se. Policia tha se efektivet kane qene te vendosur ne nje vend te ndricuar cka iu jepte mundesi drejtuesve te mjeteve te dallonin piken e kontrollit.