Prokuroria konfirmon akuzat e Priftit

Kontrabanda e naftes
Sekuestrohen shkresat e kompanive dhe te doganave. Zbulohen mosperputhje ne shifrat e deklaruara per eksport
Nafta Virgin blihej nga tri kompani qe e deklaronin per eksport por vetem gjysma ka dale jashte
TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit identifikon tri kompani qe dyshohet se kane kryer kontrabanden e naftes se llojit Virgin brenda vendit tone duke shkelur ne kete menyre ligjin shqiptar.
Fakti konfirmohet nga burime te Prokurorise se Pergjithshme sipas te cileve hetuesit dhe prokurorja e ceshtjes kane konstatuar se nafta Virgin edhe pse ishte marre nga ndermarrja e perpunimit te hidrokarbureve ARMO per tu eksportuar jashte Shqiperise eshte perzier dhe shitur brenda vendit.
shte kryer sekuestrimi i materialeve shkresore zyrtare ne doganen e portit te Durresit dhe Vlores dhe sekuestrimi i materialeve flete hyrjeve dhe daljeve ne kompanine ARMO dhe Albpetrol.
Gjithashtu jane sekuestruar praktikat e tre kompanive private te cilat nga 2007-09 ishin licencuar per ekportimin e naftes Virgin jashte territorit shqiptar.
Pas sekuestrimit te dokumentacionit jane krahasiar shifrat e hyrje daljeve ku jane zbuluar mosperputhje te theksuara.
Nga kompania Armo tri kompanite private kane nxjerre nje sasi te konsiderueshme nafte Virgin per eksport por vetem nje sasi e vogel e saj ka dale jashte Shqiperise-thuhet nga burimet e organit qendror te akuzes.
Tri kompanite private vec transportit me bote te naftes Virgin ne drejtim te portit dhe pikave te depozitimit te tyre kane nxjerre sasi te konsiderueshme edhe nepermjet tubacioneve te instaluara brenda kompanise Armo te cilat kishin destinacion depozitat e tyre jashte territorit te ndermarrjes se perpunimit te hidrokarbureve.
Nga hetimi paraprak dhe verifikimi i shkresave te sekuestruara rezulton se kompanite private me seli ne Lushnje Fier dhe Durres kane kryer kontrabande te naftes Virgin brenda territorit shqiptar-thoneburimet.
Hetuesit kane konstatuar se kjo lloj nafte me dokumente shenohej se do te dergohej ne Itali per perpunim por ne fakt nuk ndodhte kjo gje.
Gjysma e sasise se naftes Virgin dergohej ne Itali ndersa pjesa tjeter mbahej ne Shqiperi. Ne kete skeme jane te perfshire tre kompani nafte vendase emrat e kompanive dhe pronareve te tyre nuk mund te behen publike per arsye hetimi.
Nafta regjistrohej sikur do eksportohej por ne te vertete i dergohej nje kompanie me baze ne Fier Lushnje dhe Durres ku perziej me nafte normale. Perzierja behej ne dy depo te kesaj kompanie ne Fier dhe ne zonen e Durresit.
Pas perzierjes nafta tregtohej ne pika te ndryshme karburanti- theksojne burimet nga Prokuroria e Pergjithshme. Kjo metode pune sipas prokurorise i ka sjelle organizatoreve te kontrabandes miliona euro fitime permes mospagimit te taksave dhe shitjes se kesaj perzierje ne treg me te njejtin cmim si nafta e paster.
Albpetrol prodhuesja e naftes bruto ne vend
Kompania Albpetrol kryen nxjerrjen e naftes bruto nga vendburimet dhe me pas e dergon ate ne rafinerite e kompanise Armo. Kjo e fundit perpunonte me teknologjine qe ka ne dispozicion naften e nxjerre nga vendburimet dhe nga perpunimi nxirrte nje perqindje te caktuar nafte D2 qe perdoret per mjete bujqesore.
Ndersa nje perqindje te caktuar nga ky perpunim kthehej ne mbetje Virgin llumi i mbetur nga perpunimi qe sipas rregullit keto mbetje te ngarkuara ne bote duhet te transportoheshin per ne portin e Vlores ose Durresit dhe me pas dergoheshin ne rafinerite italiane apo gjermane per perpunim.
Por ketu lind edhe dyshimi i ngritur nga prokuroria pasi sasia qe nxirrej per eksport nuk perfundonte ne port por ne pika te depozitimit ne Fier Lushnje dhe Durres ku perzihej dhe shitej si nafte normale. Nderkohe dokumentacioni behej fiktiv sikur ajo sasi eshte nxjerre jashte Shqiperise.
Nafta Virgin
Nafta bruto nxirret nga kompania shteterore Albpetrol dhe i kalon kompanise tjeter ARMO e cila e perpunon ne standardin D2. Ky lloj karburanti perdoret nga mjetet bujqesore dhe mjetet e tonazhit te rende. Mbetja e perpunimit te naftes D2 quhet Virgin e cila sipas te dhenave shteterore nese perpunohet me te gjitha makinerite ka serish nafte te paster. Nga perpunimi fitohet dicka me pak se 50 per qind e sasise se derguar per perpunim.