Une prostituta e te huajve ne Bllok...

Rrefimi i 22-vjecares nga Korca
Jeten qe ajo ben ne pamje te pare ndoshta e enderrojne shume vajza ne kete moshe. Por jo punen e saj. Vajza per te cilen po shkruajme jeton ne zonen e Bllokut ne Tirane. Sikur te ishte e mundur te botonim nje foto te saj eshte e sigurt qe shume persona qe frekuentojne zonen do ta kene hasur te pakten nje here ne rruge ose lokal.
Ajo eshte 22 vjec ka 4 vjet qe punon si prostitute ne Tirane pas 2 vjet eksperiencash ne qytetin e saj te lindjes ne Korce e me pas ne Greqi dhe Itali. Kur e shikon ne momentin e pare vetem prostitute nuk duket. do tipar duket si i pikturuar ne fytyre dhe ka nje pamje qe rrezaton ciltersi.
Edhe ajo edhe mikja e saj qe ndermjetesoi kete interviste per Shekullin jane mesuar me vemendjen e te tjereve. Ato terheqin veshtrimin e te gjitheve sapo hyjme ne lokal. Por duket qe jane mesuar me kete gje.
Kur ulemi me duket ne nje moment sikur te dyja kane dale nga Fashion TV qe transmeton ne ekranin e lokalit pas shpines se tyre... Veshja aksesoret floket thonjte gjithcka eshte e perkryer. Biseda sillet fillimisht tek celularet lokalet cmimet etj. me pas eshte disi me e lehte te hyjme ne teme. Por me ne siklet ndihem une se ajo vete per punen qe ben.
Thote se gjendja e veshtire ne familje pas vdekjes se babait ka qene shtysa e pare drejt kesaj rruge. Perserit vazhdimisht qe tani eshte ndryshe... Edhe mami eshte me e qete tani... Ne baze te marreveshjes i them me te qeshur se na ka premtuar gjithe detajet dhe ajo thote po duke qeshur qe do te na jape gjithe detajet...
Atehere si filloi kjo histori...
Nje shok i babait ne qytetin tim ne Korce eshte bere si sebep. Erdhi njehere me tha do te prezantoj me dike ai do te ndihmoje te dilni nga ky mjerim. Mbaj mend qe ate nate nuk fjeta dot. Kam qene ne kuzhine pasi jashte ishte shume ftohte. Dhe shikoja vazhdimisht muret... U takuam ca dite me vone. Ai kishte nje lokal. Ka qene shume e veshtire per mua pasi kam qene vetem 16 vjece ne ate kohe.
Ndenja per disa minuta bashke me te dhe mbaj mend qe isha shume ne siklet sepse nuk dija dhe se cfare bisede duhet te beja. Pasi kaloi ora 1100 ai me tha merre xhupin dhe hajde pas meje se do te shkojme diku. Kembet ne ato moment filluan te me dridheshin dhe mbaj mend qe kisha shume ftohte.
Shkuam ne nje hotel jashte qytetit sapo hyme ne dhome me kapi paniku dhe doja te ikja me vrap nga ajo dhome. Por me ka trajtuar shume mire. Me beri pyetje qe mi hoqen mendimet e keqija nga koka dhe me thoshte qe isha shume e bukur qesh. Pastaj nisa te shkoja pernate ne lokal.
Shkoja aty rreth oren 10 te darkes pasi ka qene dhe dimer dhe njerezit vinin heret. Kam pasur tmerr se mos me vinin pleq.. Por shumica e atyre qe vinin ishin nga 25 deri ne 45 vjec dhe kjo gje me bente te ndjehesha me mire.
Qendruat ne lokal gjithe kohen..
Jo rreth 4 muaj qendrova une aty. Nuk paguhesha shume mire por mund te them qe trajtohesha shume mire. Por kjo gje ndodhi vetem ato 4 muaj qe qendrova ne Korce sepse pas largimit nga aty tmerri me ka shoqeruar per ate periudhe qe qendrova ne Greqi dhe Itali per tu rikthyer perseri jo me ne Korce por ne Tirane ku po behen 4 vjet dhe mund te them qe ketu jam ndryshe..
Pse vendoset te shkonit ne Greqi dhe Itali
Nuk kam dashur asnjehere te largohem sepse nuk doja qe ta lija vetem mamin. Por nuk me ka pyetur njeri kur ikem ne Greqi. Mbaj mend qe ishte 2 ose 3 e nates dhe kam qare shume. Sapo kisha dale me nje djale rreth te 30-ve pasi e dija qe sishte i martuar prandaj po e quaj dhe te tille dhe ai me tha Degjo merri keto leket po puna eshte qe duhet te te coj ne Greqi pasi ai i lokalit nuk do te punosh me aty se ke rene shume ne sy... Do te shkosh ne Greqi mos e vrit mendjen se dhe aty te presin disa persona. Fillova te qaja por cdo gje ishte e kote.
Ne Greqi ka qene tmerr. Ne fillim me lane vetem ne nje dhome me nje dritare te vogel ku te dukej vetja si ne burg. Ishte nje krevat prej hekuri u ula tek cepi i krevatit dhe vetem qaja. Aty mendova per here te pare se nuk do shpetoja dot kollaj nga kjo pune. Kisha nje si parandjenje te keqe.
Ndenja per disa ore vetem dhe me kishte zene gjumi kur degjova zerin e nje personi qe po fliste shqip dhe sikur u lumturova dhe fillova te levizja. Pas me pyeti sesi quhesha me tha mos u merzit se do shkosh ne nje vend shume te mire. Nuk thashe asnje fjale thjesht e pashe ne sy dhe kaq. - Hajde cohu tani se do te ikim me tha. Jashte ishte prape nate nuk arrija te shikoja asgje se me perzihej dhe doja ta mbaja koken drejt.
Shkuam ne nje shtepi si te braktisur pa shume banesa rreth e rrotull. Aty ishin dy greke te cilet flisnin me njeri-tjetrin dhe ze te larte dhe me shikonin mua ne cdo sekonde. Aty nisi tmerri im. Donin te me lidhnin dhe me lidhen. Abuzonin me mua njeri pas tjetrit duke bertitur nuk di pse dhe nuk kuptoja gje. Njeri me godiste vazhdimisht. 2 muaj kam qendruar aty.
Aty ka qene tmerr cdo nate. Kur ika nuk me bente me pershtypje asgje. Pastaj ne Itali situata ishte me ndryshe pa diskutim qe abuzimi ka qene por jo tortura dhe rrahje si aty. Me italianet ishte me ndryshe ata nuk me kercenonin nese nuk doja ti plotesoja te gjitha kerkesat.
I vetmi rast qe mbaj mend ka qene ai i nje mashkulli nga Zvicra te cilit i ishte premtuar se do te kishte me shume se 3 vajza ne dhome dhe kur me gjeti vetem mua filloi dhe te bertiste dhe ulerinte me te madhe. Ishte shume i dhunshem dhe nese e shikon keto shenjtat poshte kerthizes mi ka bere ai me puro.
Si ike prej andej
Pas rreth nje viti e gjysme takova nje shqiptar te cilit i thashe si kot qe dua te kthehem ne Shqiperi. Me tha Me jep 3 mije euro e mbyll une kete pune nuk do te kesh asnje problem. U mendova ca dite thashe me mire po iki. Edhe malli per mamin me kishte marre shume.
E marr ne telefon i them dakord por te lutem duhet te me cosh ne Korce pasi aty jeton mami im. Ai me thote jo ne Korce nuk te coj dot atje por nese me jep dhe 500 Euro une do te ta sjell mamin ne Tirane. Rame dakord dhe brenda dy diteve u nisem. Erdhem bashke ne Tirane dhe ketu mbaj mend qe diten e pare kam fjetur gjume pa pushim.
Pas 5 ditesh takova mamin dhe kur me ka pare me ka thene Jo ska mundesi te jesh ti vajza ime edhe pse kishin kaluar vetem 2 vjet perseri une kisha ndryshuar shume. Pas disa kohesh vendosa te marr nje shtepi me qira. Pastaj nisa te shkoj pernate ne ate lokalin qe u takuam bashke. Shkova atje se me thane te gjithe qe aty ku shkonin shume te huaj.
Dhe prej atehere beni jeten qe beni sot...
Po kam krijuar klientet e mi dhe pergjithesisht jane te huaj. Ne Tirane eshte shume me mire se andej ku kam qene.
Si lidheni me keta te huajt
Po vine shume te tille. Nuk e kam aspak te veshtire te lidhem me ta sepse i di shume mire vendet se ku ata rrine. Pastaj kush do qe te te gjej te gjen qesh. Kam dhe nja dy miq taksiste ato cunat e lokalit marrin ne telefon... Po une bej jeten time keshtu pa u fshehur nga askush. Kam dhe nje mikun tim qe rrime bashke...
Klienti juaj i fundit p.sh. nga ka qene
Nje italian i cili vjen shpesh ne Tirane. E kemi vendosur bashke qe do te takohemi dy here ne jave sa here qe ai vjen ne Tirane per punet e tij.
Sa paguheni
Sot qe ne flasim ne Shqiperi une mund te marr minimum 50 euro nata dhe maksimumi 200 me te huaj. Keto para i marr gjithmone me te huajt.
Edhe jashte Shqiperise kaq keni fituar
Qesh Ne fillim fare jam paguar me 20 mije leke te vjetra. Ne Greqi shkonte edhe 50 euro nata ne Itali kam arritur te marr dhe 1000 euro per 2 dite njehere. Ka edhe plot qe me kane mashtruar duke me thene se do ti marresh parate dhe nuk mi kane dhene. Por nuk ndodh me ajo sben vaki...
BBC Bie prostitucioni por rritet niveli i droges ne Europe
Qendra Monitoruese Europiane e Droges dhe Varesise nga Droga thote ne raportin e saj vjetor se po vihen re teknika te reja dhe te zgjuara trafikimi perfshire perzierjen e drogave ne plastike dhe rroba.
Agjencia e BE-se ben thirrje qe politikat ne vendet anetare te bazohen fuqishem ne prova ne nje kohe qe shkurtimet e fondeve publike mund te zvogelojne nivelin e parave qe perdoren per te perballuar problemet me drogat.
Raporti thote se rreth 14 milione te rritur ne Europe kane provuar kokainen dhe kjo droge eshte me e perdorshme ne Danimarke Islande Spanje dhe Britani te Madhe.
Numri i vdekjeve per shkak te perdorimit te saj eshte rritur ne 1000 cdo vit ndersa pasojat e elementeve qe perdoren per ta holluar ate mbeten pergjithesisht te panjohura.
Kanabisi sipas raportit mbetet droga me shume e perdorur ne Europe ndersa niveli i perdorimit ne Europen lindore po i afrohet mases qe perdoret ne vendet e Europes Perendimore.
Perdorimi i methampethamine qe eshte nje problem i njohur ne Republiken eke po perhapet ne vendet fqinje per shkak te krimit te organizuar.
Po dalin lloje te shumta drogash sintetike.
Programet e trajtimit megjithate ende dominohen nga personat e varur nga heroine. Mosha e tyre mesatare po rritet dhe raporti sugjeron se plotesimi i nevojave shendetesore nga perdoruesit e vjeter do te jete nje sfide ne te ardhmen.
Me gjithe ndryshimet ne politikat kombetare ndaj droges raporti ve ne dukje nje veshtiresi ne Europe qe i trajton te droguarit si paciente ne kontrast me regjimet me ndeshkuese gjetke.