Nuk arrihet marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë dështuar t`i bindin izraelitët dhe palestinezët për rinisjen e bisedimeve për paqe.
Përfaqësuesit ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u takuan me të dyja palët në Ramallah dhe Jerusalem të mërkurën por nga këto takime nuk u arrit ndonjë rezultat.
Shefi i delegacionit palestinez, Saeb Erekat, tha se palestinezët do të insistojnë në zhvillimin e bisedimeve për paqe vetëm nëse Izraeli do ndalë ndërtimin e vendbanimeve dhe nëse është dakort për vendosjen e një kornize kohore për bisedimet.
Mirëpo, një i dërguar i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se shteti hebrej refuzon çdolloj kushti.