E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Gadafit, Putin kritikon mediat në tërë botën

Kryeministri rus, Vlladimir Putin, ka kritikuar mediat në të gjithë botën për mbulimin e vdekjes së presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Putinin të ketë thënë, gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale, “se nuk ka asgjë të mirë” në pamjet për vrasjen e Gadafit që transmetuan të gjitha kanalet televizive në botë.

Ai gjithashtu tha se “gazetarët duhej të kuptojnë më mirë se çfarë bëjnë dhe të marrin një lloj përgjegjësie për këtë”.

Komentet e Putinit vijnë në kohën kur po vazhdojnë paqartësitë për mënyrën e vrasjes së Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›