E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen 53 protestues

Rritet numri i të arrestimeve në protestat që u zhvilluan në Ëall Street në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qytetin jugor Atlanta, policia arrestoi 53 persona gjatë përpjekjeve për të larguar protestuesit nga një park publik.

Aksioni erdhi një ditë pas arrestimit të 75 personave që po tentonin të vendosnin një kamp tjetër protestues në Oakland.

Aksionet e policisë cilësohen si reagimi më serioz që autoritetet kanë pasur ndaj protestave në rritje rreth situatës ekonomike të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›