Nuk besoj qe politikanet do ta shpetojne Greqine nga gremina ekonomike
Gjate intervistes tone kur tema erdhi te emigrantet ne Greqi zoti Cipras me pohon...Fatkeqesisht demokracia nuk funksionon per emigrantet ne vendin tone ne Greqi...Hidherohem shume per kete... E tha me kaq thjeshtesi me kaq ciltersi te zhveshur tejet larg atyre fjaleve boshe diplomatike te politikaneve sa kur e degjon si pohim nga goja e nje udheheqesi politik grek tronditesh.
Aleksis Cipras ditet e para te demonstrimeve te qytetareve te revoltuar ne sheshin Sintagma ishte i pari politikan grek qe permendi ne Parlament qytetaret e revoltuar ne sheshet e Greqise.
... Ju udheheqesve politike te te dy partive te medha PASOK e ND si perfaqesuesit e Parlamentit te siperm ngaqe Parlamenti grek eshte topografikisht me lart se sheshi i Sintagmes mund te mburreni qe arritet me politiken tuaj ekonomike te siguroni ca miliarda euro hua nga Trojka por parlamenti i poshtem i qytetareve te revoltuar ne sheshin e Sintagmes po therret po demonstron me urrejtje kunder politikes tuaj ekonomike te taksave te renda per shkurtimin e pensioneve per pushimet nga puna per zvogelimin e rrogave per rritjen e papunesise...
Zoti Cipras eshte i vetmi politikan grek qe nuk perdor cilesimin i ligjshem apo i paligjshem per emigrantet duke besuar ne barazine e njeriut ne shoqeri pa perjashtime. Ai mbeshteti hapur levizjen e 6 dhjetorit 2008 demonstrimet e te rinjve greke kunder dhunes policore.
Aleksis Cipras nje nga udheheqesit e te majtes ne Greqi e ndesh edhe ne rruge me demonstruesit nuk mundohet te parcelizoje partiakisht revolten popullore e nuk eshte udheheqesi i podiumeve dhe fjalimeve.
- Zoti Cipras thate se votuat jo Memorandumit 1 thate jo ne pajtimin kombetar politik qe kerkoi Kryeministri Papandreu nga partite parlamentare votuat jo ne programin afatmesem. Ku ndryshon jo-ja juaj nga jo-ja e Samaras e Karaxhaferit dhe e Paparikes udheheqesja e Partise Komuniste greke te cilet gjithashtu votuan kunder programit afatmesem te qeverise se Papandreut Memorandumi nr. 2
- Ndryshon ne shume menyra. Nder me te rendesishmet ju permend Fillimisht jo-ja qe shprehu SINAPTIZMOS partia qe udheheq Cipras e kupton dhe e mbeshtet me te gjitha mundesite e forcat. Ne kundershtim me jo-ne e ND te Samaras e cila edhe po te doje ta kundershtoje nuk mundet sepse ka lidhje te forta me kapitalin dhe me qendrat europiane te pushtetit. Gjithashtu ND nuk thote jo ne Memorandumin 1. Thote jo ne menyre qe te zbatohet ajo qe ushtron qeveria. shte domethene sa te thote ...nuk jam dakord qe te na therin keshtu por ...ndryshe. Valle a ka ndonje rendesi ne qofte se te therin me ...pambuk LAOS-i i Karaxhaferit tha Mire se erdhe Memorandum dhe e votoi. U be krahu ekstrem i qeverise se PASOK-ut. Ne vazhdimesi e drodhi e thote ate qe i intereson qe te perfitoje ndonje perqindje te votuesve. PKG KKE tha gjithashtu jo. Cili eshte ndryshimi yne me PKG
E para ne per cdo jo qe shprehem e shoqeruam me propozime te studiuara te zbatueshme e te besueshme. Japim rrugezgjidhje nuk perjashtojme thjesht dhe te presim ardhjen ne pushtet te komunizmit te dyte qe te zgjidhe problemet. Jetojme tani duam zgjidhje tani.
E dyta u perpoqem ne te gjitha frontet jashte Parlamentit me qellim qe te luftojme. U ndodhem ne te gjitha demonstrimet ne sheshet e Greqise ne Sintagma dhe ne cdo shprehje te luftes ne te gjithe vendin. Udheheqja e PKG KKE perzgjodhi te flase ne emer te popullit dhe keshtu u tehuajt. Nuk pranoi te shkoje e te takohet bashke me ata me qytetaret e revoltuar Paparika sekretarja e pergjithshme e PKG KKE i cilesoi demonstrimet e qytetareve te revoltuar si nje mode bore qe do te shkoje - shenimi i autorit ne demonstrimet popullore qe organizon vete populli e jo partite. E majta e PKG ishte mungesa e madhe nga demonstrimet e levizjes se te revoltuarve. I trajtuan keto demonstrime me percmim dhe perbuzje.
-Ju jeni kunder shkurtimeve te shtetit ndaj pushimeve nga puna te nepunesve te tepert te administrates shteterore e kunder privatizimit ne sektorin shteteror. Si do te mundet ekonomia e Greqise te gjeje rrugen e rimekembjes
-Degradimi i ekonomise se Greqise ka shkaqe e shpjegime. Shkaqe te brendshme e nderkombetare. Le te permendim shkaqet e brendshme.
Qe nga shfaqja e krizes mediat dominuese analistet e ekonomologet e pushtetit u munduan te na bindnin qe borxhet e medha te shtetit u shkaktuan nga rrogat e nepunesve te shtetit. Te gjitha domethene u shkaktuan nga permasat e administrates se shtetit shteti grek para disa muajsh nuk dinte sa nepunes paguante aq sa u detyrua qeveria te bente... inventarizimin e nepunesve. Dhe ne inventarizimin e nepunesve 1.300.000 jane nepunesit e shtetit - shenimi i int... nga dhenia e ndihmesave plotesuese te rroges. Dhe ende mundohen te na bindin qe borxhi i madh i shtetit thone qe ka arritur deri ne 1.000 miliarde euro po te shtosh borxhin e pushtetit lokal e te shendetesise - shenimi i autorit u zmadhua nga numri i madh i punesimit ne administraten shteterore.
Nuk ka genjeshter me te madhe. Dhe e verteta fshihet ne te dhenat statistikore te tyre ne gjuhen e shifrave. Kemi shpenzimet me te uleta nga mesatarja ne Bashkimin Europian. Arsyeja qe u katandisem ne kete udhekryq ekonomik u dedikohet shpenzimeve paralele te medha te padobishme ushtarake te vjedhjes te euros se shtetit nga gjithfare biznesmene dhe ndermjetes gjate organizimit te Lojerave Olimpike Athina 2004 u kryen skandalet me te medha ekonomike nga mospagimi i taksave dhe mostatimi i kapitalit dhe i biznesit te madh te cilat sollen mosmbledhjen e te ardhurave te shtetit. Po qe se te gjitha keto do te ndryshojne dhe zoti Cipras ben nje gjest mosbesimi do te rigjeje vetveten edhe ekonomia e vendit.
-Me keto politika ekonomike qe po ndjek aktualisht qeveria e zotit Papandreu ju shpresoni se do te shpetoje nga kriza Greqia
-Do te pergjigjem simbolikisht. Kryeministri Papandreu eshte si te pohoje se do te kultivoje e do te korre fushat e shoqerise do te rrite prodhimin e tyre vecse...do ti duhet qe te mbylle burimin e ujit qe do te ujiste per shkaqe...ekonomike. Me te tilla shkurtime te medha te te ardhurave te qytetareve ne prerjen e ndihmeses sociale me biznesin e vogel qe nuk ka asnje euro bankat kane nderprere cdo dhenie huaje-shenimi i autorit ju cthoni Do te shpetoje Greqia
Nuk e besoj qe politikanet tane me te tilla politika ekonomike te Memorandumeve 1 dhe 2 dhe neser 3 te shpetojne Greqine nga gremina ekonomike.
-Mendoni se sistemi politik ne Greqi ka marre mesime nga pergjegjesia qe u takon per gjendjen e sotme ekonomike te vendit tuaj
-Qe te kesh nxjerre konkluzione duhet te kesh pranuar edhe pergjegjesite e veprimeve te tua. Te dy partite e pushtetit PASOK e ND edhe pse qeverisin thuajse 40 vjet nuk pranojne kurrfare pergjegjesie. Ndersa shume veprime ekonomike dhe marredhenie qe kane kryer anetare te qeverive te te dyja partive te medha politike te vendit jane pranuar jane vertetuar si skandale askush nuk ka pranuar nderlikimin e tij. Thjesht ngrene komisione hetimore parlamentare qe te mos percaktohet pergjegjesia e vendimeve e veprimeve te tyre. Ketu bashkepunetori i Kryeministrit e kam fjalen per Kryeministrin Simitis 1996-2004 e ka pranuar qe mori miliona marka nga SIEMENS dhe do tia dorezonte arkes se PASOK-ut. Asnje prokuror nuk vazhdoi ndjekjen penale kunder tij. Nje parti politike mbulon tjetren. Dhe e dini perse nuk akuzon qofte edhe njerin Sepse ai njeshi do te flase. Dhe po filloi te flase njeri do te shthuret lemshi i korrupsionit ekonomik nga politikanet...
-Besoni se ju personalisht e njihni realitetin social ku jeton sot i riu e reja greke shtepiakja pensionisti i papuni grek Kam pershtypjen qe politikanet greke nuk njohin realitetin ne te cilin jeton aktualisht populli grek
-Logjiken qe te 300 deputetet jane te njejte e kultivon vete sistemi me qellim qe te percmoje pa baze te majten. Mos e mbeshtet me kaq pasion me keshillon mua autorin qe asnje politikan nuk njeh. Une perse te mos e njoh Ku jetoj Ne kulle te qelqte Miqte e mi ju ckujtoni cilet jane Kristoforakua i SIEMENS drejtori i pergjithshem i SIEMENS ne Greqi qe akuzohet se korruptoi gjithe politikanet qeveritare-shenimi i autorit. Gjendjen e te rinjve sot une e pershkrova para 3 vjetesh pa ndodhur asgje nga keto qe po ngjasin sot. Nga te papunet une marr mesazhe deshperimi. Udhetoj ne te gjithe vendin takohem me qytetare cdo jave kam takim me njerezit e punes qofshin te papaguarit per muaj te tere qofshin edhe te zbuarit nga puna. Marr pjese ne demonstrime isha me te revoltuarit. Besoj se tashme e njohin edhe deputetet e PASOK-ut realitetin. shte kaq i acaruar tensioni shoqeror saqe kur levizin e shfaqen publikisht deputetet e PASOK-ut eshte kaq evident turpi qe u japin njerezit duke reaguar ndaj tyre saqe tashme e dine. Dhe le te thone qe jemi ne ata qe organizojme reagimin popullor te tyre.
-Ju politikanet pavaresisht nga perkatesia partiake a keni marre mesazh nga levizja popullore e te revoltuarve Apo ajo levizje e te revoltuarve eshte nje mode nje bore qe do te kaloje
-SIRIZA e para dhe e vetmja mireftoi brenda ne Parlament levizjen e te revoltuarve para se kjo te merrte ate jehone shoqerore. Dhe anetaret e simpatizantet tane nuk mbajten distance u njesuan sepse edhe qytetaret tane te revoltuar jane. Sigurisht qe morem edhe mesazhin e tyre. Ishte kaq i fuqishem qe edhe i shurdher te jesh do ta degjosh. Kriza vuri ne prove te gjithe. Dhe i zgjoi te gjithe sistemin politik partite politike. Por ne vecanti dyshimin e politikes se qeverise. Bashkimi shoqeror therriste jo ndaj Memorandumit e programit afatmesem. Dhe qeveria u pergjigj me nje dhune te papare. Me dru me lende kimike etj. Sheshet nuk ishin dakord qe te risjellin qetesine dhe individualizmin. E vertetuan edhe sondazhet ne opinionin shoqeror.
Personalisht nuk di a do te duroje kjo levizje e qytetareve te revoltuar psikologjia nuk duron te perpiqesh te luftosh pa arritur ndonje fitore. Di vecse qe pa popullin i cili demonstroi ne sheshe e ne rruge ashtu luftarak dhe kembengules qeveria e Papandreut do te vazhdonte te bente cfare te donte e pashqetesuar.
-fare besoni Duhet qe kjo levizje e qytetareve te revoltuar te gjeje strehe politike apo kjo levizje e te revoltuarve deftoi dhe deshmoi qe ne Greqi ka boshllek politik ne perfaqesim
-Te gjeje strehe politike Streha e tyre jane sheshet e qielli. shte nje parti me karakteristika te tjera me tjeter ndertim me tjeter forme funksionale. Levizja e qytetareve te revoltuar dyshoi drejtperdrejt mbisundimin e partive politike nuk i quan me parti politike qe shprehin dhe mbrojne interesa shoqerore dhe kombetare. I mohon jo thjesht sepse vjedhin dhe sigurojne punesojne ne shtet njerezit e tyre por sepse i quajne veprime politike te huaja per interesat popullore.
Gjithashtu dyshoi edhe aftesine e te majtes qe te beje dicka. Mund te mos i denoje por sigurisht i ngarkon me pergjegjesi. Dhe e rendesishmja eshte qe beri edhe autokritiken e vet. Qytetaret e revoltuar thane gabim beme qe ju mirebesuam dhe keq per ju qe ju besuam.
-U admirua iniciativa juaj qe tju shoqeroje ne Festen e Demokracise te Presidenca nje emigrante me ngjyre sikurse edhe ndihmesa qe dhate si force politike ne greven e urise se 280 emigranteve para disa muajsh ne Athine. Por si parti politike ju akoma nuk keni pranuar emigrante si anetare partie. Dhe as ne listat e kandidateve ne zgjedhjet lokale te fundit nuk pranuat emigrante. Keni ndonje shpjegim per kete
-shte nje jo e vertete e madhe kjo qe thoni. shte e mundur qe e vetmja parti qe mbeshteti me veprime dhe jo me fjale emigrantet te mos i pranoje si anetare te partise Emigrantet nuk i pranon ne listat zgjedhore vete shteti e jo ne. I quan te pavlefshem. E megjithate simbolikisht perfshime emigrantet ne zgjedhjet lokale. Bile ne Bashkine e Athines ka dy kandidate emigrante nga Shqiperia nje ne listen per ne keshillin bashkiak dhe tjetri ne listen e zones A bashkiake ku erdhi i pari me votat e fituara midis kandidateve te tjere emigrante. E megjithate organet perkatese nuk lejuan perfundimisht zgjedhjen e tij.
-A mund te besoje ndokush qe ne Greqi kuptimi i fjales Drejtesi eshte barazi per te gjithe pa perjashtim Sepse kurre ne Greqi askush nuk eshte arrestuar dhe denuar nga te djathtet ekstreme nacionale e raciste A mund te besoj si emigrant qe eshte rastesi qe policia greke nuk mund te gjeje dot fashistet greke qe vrane ne Omonia 21-vjecarin emigrant nga Bangladeshi si hakmarrje ndaj vrasjes se 44-vjecarit grek nga 3 emigrante afgane e pakistaneze
-Edhe pse Greqia eshte nje vend me tradite emigracioni ajo i shfrytezon emigrantet. Shteti fitoi nga emigrantet por mohoi qe ti trajtonte sikurse duhet. Dhe tani qe nuk i duhen me emigrantet mundohet qe ti heqe qafe thua se nuk jane njerez. Nuk trajtohen dhe zbatohen udhezimet e BE-se per trajtimin e emigranteve. Ne te njejten kohe shteti mundohet qe te paraqese nje genjeshter si politike zyrtare te emigracionit mashtron shoqerine dhe paralelisht e ka mesuar qe te trembet dhe te armiqesohet me te ndryshmen. Ndersa parti parlamentare sikurse LAOS i Karaxhaferit me fjale ushqen dhe grumbullon fashistet ne pogrom me mbeshtetjen dhe me heshtjen e policise. Fatkeqesisht demokracia nuk funksionon per emigrantet ne vendin tone. Hidherohem shume per keto per krimin dua te sqaroj dicka. Krimi nuk ka kombesi por ka shkaqe. Ka te beje me gjendjen e njeriut ne pergjithesi dhe jo me vendin nga vjen njeriu.
Partia jone eshte ne krah te njerezve te deshperuar te pashprese nga mjerimi dhe nga lufterat. Ajo eshte te njerezit qe preferojne te mbyten ne dallge apo te copetohen ne brigjet e detit se sa te rrine ne atdhe e te presin te vdesin para kohe. Per kete ne kemi edhe humbje te votuesve vendas. Shume nuk na votojne lidhur me idete e veprimet tona ne mbeshtetje te emigranteve.
-Perderisa jeni ne ide me afer njeriut te thjeshte perse ne zgjedhje nuk ju besohet pushteti nga populli
-Sistemi politik qe mbizoteron ka ne dispozicion te gjitha mjetet qe duhet mediat qe te bejne shpelarje truri. Ne 2008 kur pa qe preferenca e SIRIZA u rrit shume arriti deri 18 ne sondazheshenimi i autorit u ndermor nje lufte sistematike kunder nesh e cila zgjati 2 vjet me rezultat qe shoqeria te mos kete nje imazh nje ide te qarte per ne. Dhe tani ky sistem politik na lufton vecse tani shoqeria mesoi te verteten nga...xhepi i tij dhe jo nga emisionet informative televizive te drejtuara nga qendra politike. Shpresoj pra qe te mos ndikoje ne besimin e popullit ne idene tone dhe te na besoje me voten e tij.
-Faleminderit zoti Cipras per kete interviste per Shqip
-Edhe une ju falenderoj per mundesine qe me jepni te bashkebisedoj me lexuesit tuaj dhe me miqte e mi emigrantet shqiptare.