Spahiu Smund te lejojme regjistrim etnik qe shperfytyron identitetin tone
Perfaqesues te levizjes Aleanca Kuq e Zi ishin dje ne Gjirokaster per te perkujtuar pervjetorin e Kuvendit te Gjirokastres te 23 korrikut te vitit 1880 te zhvilluar ne kete qytet me iniciativen e Abdyl Frasherit ne kuadrin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Prof. as. dr. Shyqyri Hysi ne fillim te takimit theksoi se Gjirokastra dhe gjirokastritet kane qene gjithmone ne krye jo vetem te cdo levizjeje atdhetare per te mbrojtur e per te fituar lirine por edhe nje faktor integrues dhe nje model i perkryer i bashkejeteses nderetnike dhe nderfetare. Historiani Sh. Hysi nenvizoi se Kuvendi i Gjirokastres u mblodh me 23 korrik 1880 dhe aty moren pjese kryesisht kreret shqiptare myslimane e te krishtere te Gjirokastres te Beratit te Permetit te Vlores te Laberise dhe te amerise. Por sipas te dhenave te konsullates austro-hungareze ne Preveze ne kete Kuvend kane marre pjese perfaqesues nga e gjithe Shqiperia jo vetem nga jugu por edhe nga Gegeria ndersa krahinat qe nuk derguan dot perfaqesuesit e tyre i miratuan vendimet e tij me shkrim. Punimet e Kuvendit i drejtoi Abdyl Frasheri dhe ceshtja themelore qe u trajtua aty ishte autonomia e Shqiperise koha e shpalljes dhe menyra e realizimit te saj. Kuvendi i Gjirokastres vendosi qe ne rast se qeveria e Stambollit do te shtrengohej te zbatonte rezoluten e Konferences se Berlinit ose ne rast se Greqia do te orvatej ti merrte me dhune tokat shqiptare qe asaj i qene premtuar Lidhja Shqiptare do te shpallte menjehere nje qeveri te perkohshme kombetare dhe me formimin e saj do te merrte fund sundimi osman ne Shqiperi nenvizoi Hysi. Duke marre fjalen ne kete takim nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu tha se nje kenge e vjeter qe eshte kenduar ne keto ane dhe qe ende kendohet thote Kurvelesh e Gegeri cu mblodhen ne Ergjeri dhe nuk ka asnje dokument me konciz se ky per te deshmuar dhe perjetesuar periudhen e lavdishme te Lidhjes se Prizrenit. Sepse ai ishte nje kuvend mbarekombetar ku ishte i pranishem edhe vete iniciatori dhe lideri i kesaj levizjeje te madhe atdhetare Abdyl Frasheri.
Duke krijuar lidhje koherente me situaten e sotme Spahiu tha se Shqiperia dhe shqiptaret edhe pse kane vuajtur per te ruajtur identitetin e tyre etnik i kane respektuar gjithmone minoritetet dhe u jane permbajtur te gjitha kodeve te bashkejeteses dhe konventave nderkombetare per pakicat por ne nuk mund te lejojme qe me ane te nje regjistrimi mbi bazen e deklarimit etnik dhe fetar te shperfytyrojme identitetin tone me greke te rreme sepse kjo do te ishte ne turpin e Shqiperise. Nga Gjirokastra ky qytet qe eshte simbol i bashkejeteses rezistencws nga Lazarati postblloku i rezistences per ruajtjen e identitetit etnik shqiptar nga Libohova e martireve te identitetit u bej apel shqiptareve qe tu qendrojne larg debateve te politikes sepse nuk eshte koha per te bashkuar tokat por per te bashkuar kokat tha ne perfundim te fjales se tij ne Gjirokaster nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu.