Turk I gjithe Ballkani ne BE deri ne 2021
Presidenti slloven Danilo Turk parashikon se pas viteve te konfliktit dhe trazirave politike te gjitha kombet ne Ballkan do te jene anetare te Bashkimit Europian brenda 10 viteve. Danilo Turk tregoi me krenari per rolin e Sllovenise ne drejtimin e Ballkanit drejt Europes pasi u be vendi i pare pas shpalljes se pavaresise nga Jugosllavia 20 vjet me pare. fare eshte e mire eshte se drejtimi strategjik i ketij rajoni eshte i percaktuar qarte tha ai ne nje interviste pasi mbajti nje fjalim te koheve te fundit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Sigurisht qe ka veshtiresi... por ne e dime se ku i gjithe rajoni duhet te shkoje dhe ku ne fakt eshte duke shkuar. E di se ka shume lodhje per zgjerimin por strategjikisht nuk ka kuptim per te mbajtur nje vrime te zeze ne mes te Europes tha Turk. Muajin e kaluar BE-ja njoftoi se Kroacia do te behet i dyti shtet ish-jugosllav per tu bashkuar me bllokun europian me 2013-n tw cilwn Turk e quajti nje sukses te madh. Mali i Zi i cili fitoi statusin e kandidatit ne dhjetor eshte duke punuar mjaft mire tashme tha Turk. Ajo pritet te bashkohet me BE-ne ne 2015-n apo 2016-n. Turk tha se Serbia do te marre statusin e kandidatit kete vit dhe ndoshta me vone nje date per fillimin e negociatave per anetaresim ne BE. Perspektivat e saj per tu bashkuar me BE-ne moren nje shtytje me arrestimin e se merkures nga policia sekrete serbe e Goran Haxhic ish-udheheqesi i serbeve te Kroacise dhe i kerkuari i vetem i mbetur nga 161 njerezit e paditur nga Gjykata e Krimeve te luftes jugosllave.