Aksident i rëndë, dy vdesin, 4 plagosen
Mat- Një fuoristradë me 6 pasagjerë ka rënë mbrëmë në greminë. Për pasojë dy vetë kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të ditës së djeshme në aksin rrugor Qafa e Buallit-Martanesh.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një gremine rreth 500 metra të lartë duke lënë të vdekur në vend drejtuesin e mjetit Gazmir Gjoka. Po kështu nga ky aksident i ka gjetur vdekjen edhe shtetasi Bajram Bruci 48 vjec që ishte pasgjer në makinë.
Katër të plagosurit janë tani në Spitalin Ushtarak të Tiranë, ku njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithsesi policia e Matit ka nisur hetimet për të gjetur shkakun e vertetë.