Festat, kthim normal i emigranteve
Pasi kane festuar prane familjeve te tyre naten e nderrimit te viteve, emigrantet shqiptare kane marre rrugen e kthimit drejt vendeve ku ata punojne. Kete vit ndryshe nga pamjet qe jemi mesuar te shohim ne vitet e kaluara, kthimi i tyre nuk eshte shoqeruar me radhe kilometrike dhe vonesa ne pikat kufitare. Sic njoftojne edhe sherbimet e policise me keto pika kufitare, personeli ka qene i angazhuar qe te kryeje ne nje kohe sa me te shpejte, veprimet dhe kontrollet, pa krijuar vonesa. Ne ato pika te kalimit kufitar, ku fluksi i qarkullimit te shtetasve dhe te mjeteve eshte me i larte, eshte bere shtimi i sporteleve dhe i personelit me ane te komandimeve te personelit shtese. Ne piken kufitare te Kakavijes, aty ku edhe shenohet numri me i madh i kalimeve, gjate dites se djeshme kane lene pas token shqiptare, mbi 4 500 emigrante. Pala shqiptare ne kete vendkalim po punon me 9 sportele, ndersa ajo greke me 6 sportele.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ka zhvilluar takime me drejtues te pales greke, me qellim menaxhimin sa me mire te fluksit te levizjes. Ne prefekturen e qarkut te Gjirokastres, funksionojne me kohe te plote, dy pikat kufitare si ajo e Kakavijes dhe "Tre Urat".
Ndersa ne piken kufitare te Kapshtices, deri pasditen e djeshme kane kaluar 8 500 vete dhe 1 800 automjete. Puna po vazhdon me 6 sportele, nderkohe qe edhe pala greke ka punuar po me nje numer te tille sportelesh. Vete emigrantet, kane pohuar se koha e pritjes se tyre nuk i kalon 15 minutat. Dita e diele shenoi edhe numrin me te madh te kalimit ne kete pike kufitare, ku u regjistruan 15 mije vete. Burimet policore thane se edhe ne ditet e ardhshme, puna do te vazhdoje pa nderprerje me 6 sportele. Edhe pse ne shifra me te ulta, fluks ne kthimin e emigranteve, ka patur edhe ne portet kryesore te vendit, Durres dhe Vlores. Nga porti me i madh i vendit Durres, gjate 24 oreve te fundit kane lundruar drejt Italise, 2 146 persona dhe 470 mjete. Ne portin e Vlores gjate dites se djeshme jane larguar 800 pasagjere dhe 200 automjete, ku punohet me 8 sportele, 4 per pasagjeret dhe 4 per automjetet. Sipas autoriteteve policore, ne ditet ne vazhdim pritet te kete rritje te ketij numri, duke patur parasysh se para festave kane hyre rreth 7 mije persona. Qe prej fillimit te ketij viti, ne portin e Vlores kane dale rreth 2 mije persona.
Numer i larte pasagjeresh, eshte verejtur edhe ne aeroportin e Rinasit. Sipas te dhenave te drejtorise se kufirit dhe migracionit, gjate 24 oreve te fundit, kane fluturuar 2623 shqiptare.
Hyrje-daljet gjate 24 oreve te fundit
Sipas te dhenave nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, gjate 24 oreve te fundit, fluksi i kalimit te personave dhe automjeteve ne pikat e kalimit kufitar rezulton te jete: jane perpunuar ne total 48.202 shtetas dhe 8.957 mjete.