E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbyten 200 shtepi dhe 3 mije ha toke

SHKODER- Gjysma e Shkodres zhytet ne uje, autoritetet nxjerrin ne terren edhe gomonet e shpetimit. Mbi 200 banesa dhe rreth 3 mije hektare toke jane permbytur ne zonen e nenshkodres dy ditet e fundit, duke kaluar ne gatishmeri forcat e ushtrise dhe te policise. Te pakten 500 shtepi te tjera rrezikojne te perfshihen nga uji, nese do te rritet niveli i ujit qe shkarkohet nga portat e emergjences ne hidrocentralet e Vaut te Dejes dhe Komanit. Ministria e Brendshme dhe Pushtetit Lokal njoftoi dje pasdite edhe bilancin e demeve, qe per fat te mire eshte vetem ne materiale dhe jo ne njerez. Aktualisht ka nje plan evakuimi dhe masash dhe forcat jane ne terren per cdo situate te papritur, me qellim largimin e banoreve me force ne rast rreziku. Dje niveli i ujit ne zonat e permbytura ka rene ne rreth 20 centimetra dhe shkarkimet nga hidrocentralet vazhdojne.
Shtabi i Emergjencave ne prefekturen e Shkodres ka bere analizen e plote te situates dhe dje kreu i ketij institucioni ne ministri, Alfred Olli, konfirmoi se niveli i ujit ka arritur te perfshije edhe pjesen urbane te Shkodres, zona periferike, ku jetonin 130 rome qe jane evakuuar duke u sistemuar ne nje repart ushtarak. Rezultojne te permbytura rreth 600 ha toke ne rajonin nr. 1 te bashkise, ne lagjet "Ajasem", "Bahcallek" dhe "Tophane", ku ishin evakuuar nga zona e permbytjes 37 familje, nga te cilat 11 familje jane strehuar ne ambientet e Turizmit. "Po keshtu, 130 persona te komunitetit rom jane akomoduar ne repartin ushtarak Melgushe, ku u eshte dhene asistence me ndihma ne ushqime dhe ndihme mjekesore. Per keto familje jane duke u derguar nga Rezerva e Shtetit edhe 100 pako familjare me ushqime", tha Olli.
Situate me kritike paraqitet ne fshatrat Obot dhe Dajc te Shkodres. Ne komunen Ana e Malit, qe perfshin kete zone, sipas vleresimit paraprak eshte permbytur rreth 850 ha toke. "Jane me prezence uji 130 shtepi ne fshatin Obot, nga te cilat 5 familje jane evakuuar. Sot jane derguar rreth 100 pako familjare me ushqime dhe nga komuna po merren te gjitha masat per t'i shperndare ne cdo shtepi", thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrise se Brendshme. Kurse ne komunen Dajc, rezultojne nen uje 1 mije ha toke bujqesore, kurse 70 banesa jane permbytur dhe jane evakuar 53 familje. Ne fshatin Semrisht ka demtime te argjinatures. "Ne kete komune jane te dislokuara dy zjarrfikese per mbrojtjen nga permbytja te dy kabinave elektrike", tha Olli. Por siperfaqe te tera, ne rreth 1 mije hektare te permbytura ka edhe ne zonen e Lezhes, Tales dhe Shengjinit. Banoret qe nuk jane evakuuar po qendrojne aktualisht ne katet e dyta te banesave. E bllokuar me uje vazhdon te mbetet dhe rruga e fshatit Obot, qe e lidh dhe me Dajcin. Transporti i ushqimeve dhe veshmbathjeve po behet nga ana e ushtrise me lundra. Hapja e portave te shkarkimit qe nisi dy dite me pare ka sjelle dhe pasojat e para tek banoret. Shumica e tyre kane mbetur pa rezerva ushqimore, qe u derguan dje nga ushtria. Ky vendim erdhi pas rritjes se nivelit te ujit ne hidrocentralet e Komanit dhe Vaut te Dejes.

Rikthehen shirat, me temperatura pranverore
Moti duket se po sillet ashper kete vit me banoret e zonave veriore te vendit. Gjate mesnates se sotme kane nisur shtrengatat e shiut ne keto zona. Nderkaq meteorologet parashikojne reshje te cilat do te vazhdojne te qendrojne ne territorin e vendit pergjate dy diteve. "Qe ne mesnate (dje) pritet te vendoset nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash te konsiderueshem ne gjithe territorin shqiptar. Zonat malore veriore do te marrin nje sasi shirash me intensitet te larte, por jo vetem ato por dhe zonat malore ne jug te vendit. Kjo situate do te zgjase pergjate dates 5 dhe 6 dhe ne datat 7 dhe 8 do te kemi nje shkeputje. Serish vranesirat dhe shirat e dobet mbeten prezent ne territor, por do te jene me intensitet me te dobet. Nderkaq ne fundjave vranesirat dhe shirat do te rikthehen ne territor" shprehet meteorologia Lajda Porja. Por me gjithe situaten e renduar nga reshjet e shiut, temperaturat do te jene te favorshme. Termometri do te shenoje vlera me te larta si te minimales dhe te maksimales, nje rritje qe shkon me 5 grade celsius, duke filluar qe nga sot. "Per sa i perket temperaturave kemi nje ndryshim, pasi pritet nje rritje me 5 grade ne vlerat e mengjesit dhe ne mesdite qe do te thote se do te bjere shi ne zonat malore dhe reshjet e debores do te fillojne ne shkrijne", ka pohuar Porja. Kjo situate meteorologjike pritet te krijoje serish probleme shume te medha ne veri te vendit. Ditet ne vijim pritet qe te jene konstante deri ne fundjave kur pritet te kemi nje ulje te ndjeshme te temperaturave dhe te rikthehet serish bora ne territor. Reshjet e dendura te diteve te fundit kane shkaktuar permbytje ne zonat veriore dhe ato malore. Nderkohe kjo situate eshte paraqitur problematike dhe ne det dhe ne javen ne vazhdim era do te fryje e forte deri ne 65 km ne ore, duke shkaktuar dallge deri ne 7 balle duke sjelle per pasoje trafik te renduar detar.
S. Isaku
Harta e zonave te permbytura:
600 ha toke ne rajonin nr. 1 te bashkise, lagjet "Ajasem", "Bahcallek" dhe "Tophane" 37 familje te evakuara
11 familje jane strehuar ne godinen e Turizmit
130 persona te komunitetit rom jane akomoduar ne repartin ushtarak Melgushe
Ne komunen Ana e Malit, eshte permbytur rreth 850 ha toke.
130 shtepi ne fshatin Obot nen uje, 5 familje te evakuara
Ne komunen Dajc, rezultojne nen uje 1 mije ha toke bujqesore
70 banesa jane permbytur dhe jane evakuuar 53 familje
Ne Lezhe, rreth 1 mije ha toke e permbytur nga baticat ne Shengjin, Fushe Kuqe dhe Tale

Kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli, deklaroi i vendosur dje per te zbatuar vendimin per evakuim te detyruar te banoreve nga shtepite. "Pergjegjesia jone kryesore eshte shpetimi i jeteve te njerezve. U kemi thene qe te largohen pjesetaret e familjes qe jane femije, gra, pleq apo te semure dhe te pakten te qendronte nje prej tyre, qe te mos rrezikohen", tha Olli.

Gatishmeria, 30 mjete dhe 8 gomone ne terren
Ne Shkoder jane dislokuar forcat operacionale, 15 mjete te Policise se Shtetit per te ndihmuar evakuimin e banoreve, forca te FNSH-se, si dhe reparti "Delta Force", me dy gomone. Ne terren veprojne dhe forca nga Ministria e Mbrojtjes me 112 trupa, 13 mjete transporti veteshkarkuese dhe 6 motobarka gomone. Sipas njoftimit zyrtar, dje jane nisur per ne komunen e Ana e Malit, nje skuadron me 12 forca montimi me dy mjete transporti te ngarkuara me dy ura tip bejli, qe do te montohen ne kete komune.

Ushtria ngre diga nga Lezha, deri ne Durres
Forcat e Armatosura kane ndertuar nje argjinature 70 meter te gjate dhe nje meter te larte ne vijen e fshatrave Baragjat, Rrushkull dhe Belaj, Shengjin e Tale, ne menyre qe keto fshatra te mbrohen nga permbytjet. Ne gatishmeri per mbeshtetje te menjehershme jane vendosur 146 forca dhe 138 mjete te tjera, te cilet sherbejne kryesisht per evakuimin e banoreve me mjete dhe motobarka si dhe per transportimin e mallrave. Specialistet e hidro-energjetikes i kane deklaruar se shume shpejt priten shkarkime ne shifra me te medha qe mund te krijojne probleme serioze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›