E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk do bejme asnje ftese, festa eshte per te gjithe"

Ne qytetin e Elbasanit kane nisur pergatitjet per festen Pagane te Dites se Veres. Kryetari i bashkise se ketij qyteti Qazim Sejdini, tregoi dje disa nga te vecantat se si do te festohet. "E vecanta eshte se sivjet festimet nisen ne daten 11 mars dhe do te perfundojne ne daten 14 mars. Madje panairi "Dita e Vreres 2009" do te qendroje i hapur deri me 15 mars. Sllogani yne do te jete "Feste per te gjithe'", thote kryebashkiaku. Te merkuren, u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e celjes se festimeve. Me rastin e 30 vjetorit te venies se emrit, ansambli "Isuf Myzyri" dha nje koncert ne teatrin "Skampa". Festimet do te vazhdojne deri ne hapjen e panairit dhe me koncert te grupit muzikor DELADAP. Me 14 mars eshte piku i festimeve dhe mes te tjerash, vec karnavaleve, do te kete edhe parade poetike, ekspozita. "Nuk kemi pse te ftojme pushtetare, politikane, deputete, ambasadore etj. Festa eshte e hapur per te gjithe", shprehet Sejdini, ndersa jane vene ne dispozicion 5 milione leke per organizimet.

Programi i bashkise

Date 13 mars

Ora 11:00, hapja e Panairit Tregtar "Dita e Veres 2009", ne pallatin e sportit Tomorr Sinani

Ora 12:00, ekspozita e piktorit Sadik Kasa ne Muzeun Etnografik

Ora 18:00, festivali poetik Ballkanik "Trendafilat e Elbasanit", ne hotel "Univers"

Ora 21:00, koncert i grupit DELADAP, ne sheshin para kalase

Date 14 mars

Ora 08:30, kros i shkollave 9-vjecare

Ora 09:00, karnavalet e shkollave

Ora 10:00, aktivitete artistike per femije e te rritur

Ora 12:00, parade poetike ne teatrin "Skampa"

Lojera popullore, numra cirku dhe shpejtesie, humor etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›