E Shtunë, 31 Tetor 2026

"U fejova ne Diten e Veres"

ELBASAN- Mesuesja Dhurata Krypa sot eshte 71 vjece dhe eshte kthyer nga SHBA-te posacerisht per te festuar Diten e Veres. Ajo kujton me nostalgji vitet e femijerise, kur edhe Dita e Veres festohej me shume dhe me bukur se cdo gje ne ato vite, ndersa familja ka zgjedhur kete feste per te kremtuar lidhjen e saj me bashkeshortin, kur ishte vetem 13-vjec. Ajo shprehet se festa ka ritet e veta qe e bejne me tradicionale dhe me te natyrshme. "Ne kohen e diktatures treguan pak kujdes per kete feste. Megjithate populli e festonte me mjaft dashuri, sepse nje feste te tille nuk kishte pasur lufte, kolere dhe diktature qe ta vriste", rrefen Dhurata per gazeten "KJ".

Si e perjetojne elbasanasit Diten e Veres?

eshte nje feste pagane qe nuk ka te beje me fene. Dita e Veres eshte festa e luleve qe do te thote se ne ne Elbasan nuk fusim lule ne shtepi, nese nuk vjen Dita e Veres, festa e barit, e plisave. Nenat tona i merrnin, gjyshet qe kishin nuse, merrnin bisqet e njoma dhe zbukuronin dhomat e nuseve. Une dua ta permbledh ne nje fjale. Per mua Dita e Veres nuk eshte vetem dite gezimi e dite feste. Elbasani nuk mund te themi se e feston, por e ndjen shpirterisht.

Cfare bie ne sy ne kete feste?

Mengjesi eshte nje moment shume i bukur. Femijet zgjohen heret dhe me nje shprehje tradicionale zgjojne familjet, si; "marsh morrat e pleshtat, gjumin e sabahut, ethet e veres me cekica deres". Ndarja e hiseve eshte nje tjeter moment i rendesishme qe zbatohet ne kete dite te veres. Cantat beheshin me copa bezeje dhe brenda futeshin frutat e thata e te dimrit, bollokumja etj. Dita e Veres sillte nje gezim te madh ne cdo familje. Ndaheshin hiset dhe hisja ishte nje gje shume e domethenese. Tabakate mbushen me embelsira fruta dhe me zymbyla. Pak a shume keshtu vepronim edhe gjate viteve te diktatures, pavaresisht veshtiresive sociale e politike te kohes.

Ku festonin me pare Elbasanasit?

Cdo lagje kishte zonen e vet ku edhe do te benin shetitjen e Dites se Veres. Elbasani kishte shume pika te bukura turistike. Ne pjesen e Ullishtes, siper ishin Rrapi i Manzit, Kroi i Kalit, ndersa ne anen tjeter Burimi i Banges ku buronte uji kristal, Bysheku madheshtor, Ullini i Qejfit, Krasta si dhe shume vende te tjera ku elbasanasit kalonin kete dite te shenuar qe i perket natyres. Kur ngjiteshin nenat elbasanase ne afersi te Kishes se Shen Thanasit, ndriconin me shamite e bardha gjithe rrugen. Gjate gjithe dites behej pikniku dhe festa, ndersa ne mbremje vazhdonte shetitja. Por gjate Dites se Veres, kishte edhe nje te vecante tjeter. Ne ato vite vajzat nuk lejoheshin te dilnin ne dite te zakonshme dhe ne Dite Vere behej edhe parja ku vajzat shikoheshin nga djemte apo nga nenat dhe zgjidheshin per nuse. Keshtu kane bere edhe me mua, pasi me kane zgjedhur per nuse ne moshen 13 vjec ne Diten e Veres

C'qendrim mbante pushteti i kohes ndaj festes?

Dita e Veres ishte kthyer ne nje feste te popullit dhe askush nuk mund te ndalte, as diktatura. Megjithese ishte nje dite pune dhe shkolle, ne benim ne cdo Dite Vere eskursione ne natyre me femijet. Askush nuk mund te nderhynte per te larguar traditen e popullit, as diktatura e eger. Mbaj mend se per kete feste heshtej, nuk kishte mbeshtetje, sidomos persa i perket ushqimeve qe duheshin, pasi ishte e veshtire te realizoje ballokumet ne ate kohe. Megjithate familjet elbasanase arrinin t'i gjenin harxhet dhe ta festonin sa me mire te ishte e mundur Diten e Veres. Nuk kishte personalitete apo udheheqes, ata nuk shfaqeshin ne te tilla festa popullore. Duke qene nje feste pagane, diktatura as nuk e perkrahu, por as nuk e ndaloi kete feste. Pas viteve '90-te, Dita e Veres u mbeshtet nga bashkia dhe se fundi eshte bere feste kombetare. Ju uroj gezuar festen gjithe shqiptareve kudo qe jane!

"Te gjithe bejne ballokume, por "patenten" e kane elbasanaset"

Per Dhurata Krypen, ballokumja dhe revania jane dy embelsirat e Dites se Veres. Vec embelsirave nuk perjashtohet gjeli i detit qe eshte i pranishem, por edhe ushqime te tjera sic jane edhe frutat e thata. Kjo embelsire tradicionale kerkon shume mund. "Te gjitha do te mblidheshin ne menyre te vecante, si psh., toka e kujt fshati e ben misrin e bute, dhe te gjithe shkonin ne Shirgjan qe ta merrnin dhe nga 10 kg miell nxirrej maja per bollokumet. Vezet ku jane me te mira, ne Shushice, gjalpi duhet te ishte dhie i stazhonuar. Luga e drurit dhe tenxherja e bakrit e kallaisur mire", tregon mesuesja 71-vjecare. Gjalpi bashkohet me sheqerin derisa lengezohet dhe me pas i hidhen vezet. "Vertet tani kane filluar te gjithe te bejne bollokume, por "patenten" per kete e kane vetem nenat elbasanase, te cilat e kane trasheguar brez pas brezi dhe bejne ballokumet me te mira nga te gjithe, duke ia lene femijeve te tyre mjeshterine. Edhe vajzat e mia sot, edhe pse ndodhen ne Amerike, kane receten dhe dine te bejne ballokume", thote Dhurata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›