E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do të ketë Gay Paradë në Tiranë

Share

Prej ditësh flitet për një Gay Paradë në Tiranë, e cila ka shkaktuar reagime dhe deklarime të shumta, madje edhe të ashpra. Por, me sa duket më 17 maj nuk do të ketë një Gay Paradë në Tiranë, ashtu siç bëhet edhe në vendet e tjera.

Burime zyrtare nga Ambasada Pink në Tiranë dhe organizatat joqeveritare që mbrojnë të drejtat e LGBT në Shqipëri, janë shprehur se më 17 maj do të ketë një manifestim me flamurin simbol të këtyre organizatave LGBT, për të shpalosur kërkesën për respektim të të drejtave të kësaj shtrese sociale dhe jo një Paradë Gay.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›