Halimi: Paketa Civile, ja kush perfiton Klodiana Kotorri
Pas miratimit ne Kuvend te Kodit Civil dhe Kodit te Procedures Civile, ministri i Drejtesise Eduart Halimi, renditi te gjitha perfitimet qe vijne per qytetaret nga paketa civile. Gjate nje deklarate per mediat dhene diten e djeshme, Halimi theksoi se ndryshimet e miratuara udhehiqen nga interesi me i mire i qytetareve, me synimin per te ofruar sherbime me te mira, me te shpejta, me efikase per te gjithe. “Perfituesit e drejteperdrejte jane te pakten 30 mije qytetare ne vit, te cilet largohen nga dyert e gjykatave per t’i zgjidhur ceshtjet e tyre me me shume lehtesi tek noteret. 100 mije qytetare te tjere ne vit qe kane konflikte civile gjyqesore do te perfitojne sherbim me te shpejt dhe me efikas. Shtimi i numrit te gjyqtareve ne gjykaten e Tiranes dhe apelin e Tiranes ne javet ne vijim do te beje qe qytetaret e Tiranes por dhe te gjithe Shqiperise te marrin nje sherbim ne pak muaj dhe jo ne vite”,- tha ministri i Drejtesise, Eduart Halimi. Nderkohe qe ai deklaroi se risite e paketes civile te miratuar jane: shkurtimi i kohes per te perfituar deshmine e trashegimise dhe urdhrin e ekzekutimit, zvogelohen shpenzimet, pagesa ne vleren 25.000 deri ne 30.000 leke te nevojshme per nje proces gjyqesor nuk do te kete me, thjeshtezohet procesi, urdhrat e ekzekutimit se bashku me deshmite e trashegimise kalojne ne procedure One Stop Shop si dhe reduktohet ngarkesa e gjyqtareve. Vetem ne nje vit depozitohen dhe shqyrtohen nga gjykata rreth 15.000 kerkesa per celje te trashegimise ligjore. Te tilla ceshtje nuk do te kete me ne gjykate. “Shpresoj te njejtin fat si reforma e drejtesise civile edhe per ndryshimet qe kemi propozuar ne Kodin Penal” ,-tha Halimi duke shtuar se “lufta kunder krimit ka nevoje per bashkepunim politik te te gjitha forcave. Paketa vijon diskutimet ne Komisionin e Ligjeve. Mbeshtetja ndaj paketes penale do te ishte nje tregues i larte i pergjegjshmerise se klases politike, per te punuar ne dobi te interesit te qytetareve shqiptar, si dhe per te treguar se ka vullnet per te luftuar me tolerance zero kriminalitetin. Ajo qe ne te gjithe duhet te bejme eshte te sigurojme qytetaret por edhe viktimat e krimeve per ndeshkimin e gjate te autoreve”.
Risite e paketes:
Shkurtimi i kohes per te perfituar deshmine e trashegimise
Zvogelohen shpenzimet, pagesa ne vleren 25.000 deri ne 30.000 leke te nevojshme per nje proces gjyqesor nuk do te kete me.
Thjeshtezohet procesi,
Urdhrat e ekzekutimit se bashku me deshmite e trashegimise kalojne ne procedure One Stop Shop
Reduktohet ngarkesa e gjyqtareve
Risite e paketes:
Shkurtimi i kohes per te perfituar deshmine e trashegimise
Zvogelohen shpenzimet, pagesa ne vleren 25.000 deri ne 30.000 leke te nevojshme per nje proces gjyqesor nuk do te kete me.
Thjeshtezohet procesi,
Urdhrat e ekzekutimit se bashku me deshmite e trashegimise kalojne ne procedure One Stop Shop
Reduktohet ngarkesa e gjyqtareve