‘Presidenti’, Idrizi: Do jetë i mazhorancës
TIRANË- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në TV NEWS24, deklaroi se presidenti i ri i vendit, duhet të ketë staturë publike dhe politike të fortë, ndërkohë që duhet të artikulojë qartë cështjen came.
“Qëndrimi i partisë tonë do jetë i qëndrueshëm. Ne duam një person në mbështetje të Kushtetutës dhe personazh publik të fortë dhe politik, që ka eksperiencë shtetari dhe administrative në mënyrë që të mbajë raport pozitiv mes institucioneve dhe në raport me Kushtetutën. Normal që presidenti jonë nuk do jetë anonim. Ne, nëse flasim për kushte, do e bëjmë publike. Presidenti duhet të artikulojë qartë nevojën për cështjen came. Ky do jetë kushti jonë i vetëm,- deklaroi Idrizi.
Duke iu referuar takimit, që zhvilloi më 2 Maj me ish-liderin e së majtës, Fatos Nano në kuadër të vetëkandidimit të këtij të fundit për president, Idrizi vlerësoi figurën e Nanos si person me profil të qartë publik dhe politik.
“Dita-ditës po bëhen takime mes forcave të ndryshme, pas 3 vjet përplasjesh të ashpra. Klasa politike shqiptare po tregon maturinë e vet, për t'i dhënë presidentin shqiptarëve. Nano na shpalosi platformën e tij integruese. Nesë do të shohim retorikën e forcave politike kemi mendimin se presidenti duhet të ketë staturë të fortë publike dhe politike. Duhet të jetë shtetar i mirë”,- theksoi Idrizi duke mos kundërshtuar dhe as pohuar votën pro ndaj Nanos.
I pyetur nëse Fatos Beja apo zonja Topalli janë kandidatura të zgjedhura nga PD për postin e presidentit, Idrizi theksoi se ‘mazhoranca ende nuk ka hedhur në diskutim emra konkretë”
“Nuk shpreh preferenca të mia për këta persona, kam preferencat e mia, por sic u thashë nuk është hedhur ende në diskutim për emrat konkretë. Jemi në kuadër të hamendësimeve mediatike, nuk ka ende asnjë diskutim real”.
Sipas Idrizit, një i kandiduar për president duhet të ketë një platformë gati dhe mbi të gjitha të jetë një shqiptar i mirë.
Mesazhi për Ramën
Ndërkohë, kreu i PDIU-së hodhi poshtë kategorikisht një marrëveshje të mundshme me kreun e opozitës Edi Rama, për cështjen e presidentit. “Jo, ne flasim për nevojën e një dakortësi, cështja e emrit do diskutohet brenda forcave politike të mazhorancës”,- u shpreh Idrizi.
Koalicioni me PD, postet në qeveri
Shpëtim Idrizi deklaroi në ‘5 pyetje nga Babaramo’ se PDIU meriton të ketë një post ministror. Sipas tij, PDIU është një parti që ka një kauzë shumë të madhe për të zgjidhur dhe s’ka menduar për poste në qeveri, pavarësisht sic tha ai, kjo parti i ka merituar me kohë. Më tej Idrizi theksoi se , ai personalisht nuk do pranonte kurrë të bëhej ministër.
“Ne nuk jemi të kënaqur për përfaqësimin në mazhorancë, por fillojmë dhe të ecim në hapat që të përfshijmë në qeverisje dhe PDIU. Unë nuk do bëhem ministër në qeveri, por mund të ishte dikush tjetër, por është më shumë e rëndësishme që ne të mbetemi një parti misionare sepse kemi mbi shpatulla një kauzë shumë të madhe atë të Camërisë.
Rezoluta Came
Kreu i PDIU theksoi se do të punojë fort në Parlament që të ekzistojë ligjërisht një Rezolutë për Camët.
“Ne i kemi paraqitur PD një plaformë ku cështja came është një cështje thelbësore. Kujtoj vitin 2004 kur cështja came u bojkotua turpësisht nga shumë deputetë. Camët paraqitën një projektrelozule kur shumë deputetë nuk e miratuan madje dolën nga salla. Ne mendojmë që rezoluta për cështjen e Camërisë është një cështje e gjithë shqiptarëve. Ky është një proces që do bëhet publik rreth muajit shtator. Për gjithë ata qytetarë të interesuar unë ju them se, PDIU nuk del nga ky parlament pa miratuar një rezolutë për Camët”.
Indrizi sqaroi se PDIU është në unitet dhe nuk do të ndodhë të ketë vota ndryshe duke hedhur poshtë aludimet për një ‘përcarje’ mes tij dhe deputetit Dashamir Tahiri. “Sa i përket raportit me Dashamir Tahirin është bsahkëpunëtori im më i ngushtë. Do jemi në kohezion të plotë, mund të kemi konvergjenca, por pesha e misionit tonë është më e madhe. Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë të ketë votime të ndryshme”,- theksoi Tahiri.
Idrizi për Dulen
I pyetur në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ rreth PBDNJ, partisë së minoritetit grek të drejtuar nga Vangjel Dule, kreu i PDIU, Idrizi tha se këto janë dy gjëra krejt të ndryshme.
“Ne kemi shkuar mirë me minoritetin grek dhe PBDNJ, por Dule ka probleme se nuk gëzon dot votat që ka patur parardhësi i tij. Ne nuk kemi asnjë gjë kundër minoritetit grek, por mbështesim kauzën e minoritetit, por nuk pranojmë qëndrimin e Dules për camët. Ai në pjesën më të madhe ka patur konflikt me ne se ëshë paraqitur si zëdhënës i qeverisë greke dhe qarqeve antishqiptare. Ai është marrë me cështjen came, është një njeri që kur nuk ka punë këput ndonëj ofezë për cështje came”.
Më tej Idrizi theksoi se nuk ka dijeni se me kë koalicion është konkretisht partia e Vangjel Dules por ritheksoi se nuk është kundër PBDNJ.
Deklarata e Haxhinastos
Kreu i PDIU, shprehu edhe një herë qëndrimin e partisë që ai drejton lidhur me deklaratat e ministrin të Jashtëm Edmond Haxhinasto në lidhje me Camërinë, i cili e ka quajtur atë toponim grek.
“Nuk jam dakort dhe PDIU e ka mbajtur qëndrimin e saj, kundra deklaratës së zotit Haxhinasto, do ta quaja një deklaratë jo korrekte të një përfaqësuesi të shtetit shqiptar, deklaratë pa vend, që sensibilizonte një komunitet të tërë, dhe të cilin më pas e përgënjështroi. Po bëjmë gati të kemi një seancë pyetjesh dhe debat parlamentar me zotin Haxhinasto”,- nënvizoi Idrizi.
Reforma zgjedhore
PDIU sa i takon reformës zgjedhore, kërkon një akses të barabartë në procesin e vëzhgimit, ndërkohë Idrizi këmbënguli në korrektimin kombëtar dhe numërimin elektronik.
“Ne nesër kemi takim konsultativ mes nesh, shpresoj që firma mes Ramës dhe Berishës të mos jetë vetëm një firmë. Prsim që numërimi elektronik dhe korrektim kombëtar i sistemit të merren parasysh nga partitë e mëdha”,- përfndoi fjalën e tij Kreu i PDIU-së , Shpëtim Idrizi.
(el.me/d.b/BalkanWeb)