Nuk e duan as ndarjen e Kosovës

Partia Radikale Serbe (SRS) ka dënuar sot deklaratën e shefit të ekipit të Beogradit për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic për “gadishmërinë e palës serbe që të bisedojë për ndarjen e Kosovës”.
SRS në një komunikate, ka theksuar se kjo deklarate paraqet “gadishmërinë për njohje të hapura të të ashtuquajturës Kosovë e pavarur”.. "I themi regjimit të Boris Tadicit se ky paralajmërim i shefit të ekipit të bisedimeve paraqet shkelje brutale të Kushtetutës dhe të integritetit të territorial të Serbisë”, thotë SRS.
Kjo parti nëpërmjet komunikatës e ka pyetur presidentin e Serbisë, Boris Tadic, “ kush e ka autorizuar që të bëjë tregti me shtetin serb”. "Ky është vetëm edhe një tregues i radhës se pushteti i Tadicit është i gatshëm, sipas porosive të Brukselit dhe Washingtonit, që të heqe dorë nga Kosova për të merituar njëfarë evro ardhmërie utopike”, thuhet në komunikatën e SRS.