E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jagcilar: Regjistrimi në Kosovë nga Serbia, i papranueshëm

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagcilar, ka reaguar ndaj pretendimeve serbe që në muajin tetor të zhvillojnë një proces tjetër të regjistrimit në Kosovë. Ai e ka quajtur të papranueshëm synimin e Beogradit për të kryer regjistrimin në Kosovë.
 

“Një proces i regjistrimit të popullsisë në Kosovë nga Serbia nuk është i pranueshëm.Kjo është një çështje që për të mund të vendosim edhe me ministritë e tjera dhe në qeveri, por për sa i përket procesit të një regjistrimi të tillë, unë mund të them se rezultatet e tij janë të pavlefshme”, ka theksuar ministri Jagcilar.
 

“Ne jemi në bisedime me Komisionin Evropian dhe me UNOPS-in që të bëjmë regjistrimin dhe rezultatet e këtij regjistrimi do të jenë për krejt territorin e Kosovës. Rezultatet e regjistrimit vetëm me Komisionin Evropian, UNOPS-in, janë të pranueshme dhe ky është edhe qëndrimi i EUROSTAT-it” theksoi më tej Jagcilar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›