E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria pakistaneze deklaron fitore te rendesishme kunder terroristeve

Komandanti i ushtrise pakistaneze thote se forcat e tij kane realizuar nje fitore derrmuese kunder kryengritesve dhe shprehet optimist se se shpejti do te arrihet triumfi ne luften kunder terrorizmit. Ai i beri komentet dje nderkohe qe marredheniet SHBA-Pakistan kane perjetuar tensione ne shkallezim pas mospajtimeve mbi metodat me te mira ne luften kunder terrorizmit dhe zhvillimin e operacioneve ne Afganistan.

Ne fjalen qe mbajti ne ceremonine e diplomimit te kadeteve te Akademise Ushtarake Pakistaneze Gjenerali Ashfaq Kajani tha se beson se kryengritesit dhe ekstremistet ne Pakistan qe kane lidhje me talebanet dhe al-Kaiden do te munden se shpejti.

Ne luften kunder terrorizmit officeret dhe ushtaret tane kane bere sakrifica te medha dhe kane arritur sukses te jashtezakonshem. U kemi thyer kurrizin terroristeve dhe me ndihme te Zotit do te dalim fitimtare se shpejti.

Fjalimi i Shefit te Ushtrise Pakistaneze u mbajt ne nje kohe qe vazhdojne ferkimet mes udheheqjes pakistaneze dhe Shteteve te Bashkuara lidhur me menyren si duhet te zhvillohen perpjekjet e luftes.

Gjate javeve te fundit ecejaket diplomatike te seciles palet ne kryeqytetin e pales tjeter nuk kane dhene shume rezultat per te qetesuar situaten.

Ne fillim te javes Shefi i Shtatmadhorise Admirali Majk Mellen shkoi ne Islamabad per tekime te nivelit te larte me zyrtaret pakistaneze perfshire Gjeneralin Kajani.

Gjate qendrimit atje ai dha nje interviste per nje televizion lokal ku tha se Shtetet e Bashkuara kishin te dhena nga sherbimet e zbulimit se disa anetare te ushtrise pakistaneze si dhe agjencia e zbulimit ne Pakistan ISI kishin kontakte me grupe ekstremiste si Rrjeti Hakani nje organizate qe ka lidhje te forta me talebanet dhe al-Kaiden

Agjencia ISI ka pasur prej kohesh marredhenie me rrjetin Hakani. Kjo nuk nenkupton qe kushdo ne kete agjenci ka lidhje por lidhje te tilla ekzistojne. Me sa kuptoj une ISI dhe Ushtria Pakistaneze ekzistojne per te mbrojtur qytetaret e tyre. Kjo lidhje ka ekzistuar ne nje lloj menyre prej kohesh dhe tani duhet qe gradualisht ky realitet te ndryshoje.

Kjo deklarate ka acaruar me tej administraten pakistaneze. Shume veta e hodhen poshte deklaraten si propagande negative amerikane.

Lidhjet mes dy vendeve jane acaruar prej disa muajsh pas goditjes per vdekje te dy pakistanezeve nga nje shtetas amerikan Rejmond Dejvis i punesuar me kontrate nga CIA.

Pala amerikane shprehet e irrituar nga ajo qe e konsideron si perpjekje e pamjaftueshme e pakistanezeve per te vene nen kontroll ekstremistet dhe per te ndalur trafikun nderkufitar te ekstremisteve nga Afganistani. Shume grupe qe luftojne kunder Shteteve te Bashkuara dhe forcave te NATO-s gjejne baza te sigurta ne zonat e largeta ne brezin kufitar mes dy vendeve.

Shpesh amerikanet perdorin avione te telekomanduar per te goditur keto baza te sigurta. Shume pakistaneze shprehen teper te revoltuar nga sulme te tilla pasi i konsiderojne si nderhyrje ne sovranitetin e tyre.

Pak pas visites se Admiralit Mellen kete jave nje avion pa pilot goditi nje objekt ku po zhvillohej nje grumbullim ne Vaziristanin verior dhe la te vrare 26 vete.  Pervec militanteve te vrare pati njoftime se mes viktimave kishte edhe gra dhe femije. 

Disa akiviste politike ne Pakistan thone se do te fillojne te bllokojne linja te rendesishme qe dergojne furnizime per forcat e NATO-s ne Afganistan nese nuk ndalin sulmet e avione te telekomanduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›