Pakistan, sulmet e SHBA vrasin 22 veta
Raketat amerikane kanë vrarë 22 persona në rajonin fisnor të Vaziristanit, pranë kufirit afgano-pakistanez, i cili njihet si një nga bazat e talibanëve. Shtëpia që u bë shënjestër e sulmeve, ishte bazë e fshehtë e militantëve. Gjenerali Ashfak Parvez Kajani ishte shprehur më parë se viktimat civile nga sulmet amerikane po rrisnin zemërimin e njerëzve dhe po minimizojnë përpjekjet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.