Dick Marty largohet nga politika
Përfaqësuesi aktual i Kantonit Tiçino në Zvicër, Dick Marty, nga shtatori i ardhshëm nuk do të jetë më në këto funksione në qeverinë zviceriane, ka bërë të ditur sot partia e tij radikale-liberale (PLR).
Arsyet e këtij vendimi politik askush nuk është në gjendje ti shpjegojë. Vetë Marty nuk është prononcuar për mediat të cilat kanë kërkuar shpjegime. Marty në këtë funksion ishte nga dhjetori i vitit 1995.