Nuk e la te dilte me te fejuaren plagos vjehrren

TIRANE- Plagos me pistolete vjehrren se nuk e linte te dilte me te fejuaren. Policia arreston autorin e dyshuar te krimit pak minuta pas ngjarjes ndersa i bllokon ne cilesine e proves materiale armen e dyshuar te krimit nje pistolete Zastava Minibloe me disa fisheke. Ngjarja ndodhi dje ne mbremje ne godinen nr.8 ne Kompleksin e banesave te Studenteve ne godinen nr.8 te Institutit Bujqesor ku banonte familja e te fejuares se te dyshuarit te krimit.
Zamira Pashku 48 vjece nga Puka banuese ne godinen nr.8 te Insititutit Bujqesor ne Kamez mori nje plage te lehte ne dore nga nje arme zjarri per te cilen policia identifikoi si autor te ngjarjes 23 -vjecarin Bledi Dedja nga Lezha me banim ne Tirane. Ngjarja ndodhi kur dhendri me kembengulje i kishte kerkuar vjehrres se tij ti linte te fejuaren per te dale per me te per te pire nje kafe apo per te dale per qejfin e tyre.
Gruaja sipas burimeve te policise here pas here i kishte refuzuar dhendrit te saj qe ai te dilte me te fejuaren e tij. Sipas burimeve te policise kete fakt dje ia ka shprehur edhe vete dhendri vjehrres se tij ndersa ajo nuk ndryshoi qendrim.
Pas refuzimit te fundit Dedja qelloi nje here ne drejtim te vjehrres se tij duke e plagosur lehte ate ne kembe. Pas ngjajes gruaja u dergua me shpejtesi ne spitalin ushtarak ku pas mjekimit te marre kaloi rrezikun per jeten ndersa policia mberriti ne vendin e ngjarjes. Ne pak minuta policia ndaloi te dyshuarin si dhe i bllokoi atij armen e krimit nje pistolete te Minibloe.
Pas veprimeve te kryera nga hetuesit u administrua prej ketyre te fundit edhe nje gezhoje e kalibrit te vogel si dhe nje predhe qe mendohet se eshte qitur nga arma e te ndaluarit. Policia arrestoi te dyshuarin me akuzen e plagosjes se lehte dhe te armembatjes pa leje. Pritet qe dhendri te dale para gjykates per vleresimin e mases se arrestit.